Ndërlidhjet

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda javës


Shkatërrimi që ka lënë mbrapa tërmeti paraprak.
Shkatërrimi që ka lënë mbrapa tërmeti paraprak.

Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit – disa ditë pas dy tërmeteve tjera të fuqishme, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 1.000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se tërmeti 6.3 shkallësh i Rihterit është regjistruar afër qytetit të Heratit.

Thellësia e tërmetit ka qenë 6.3 kilometra.

Të paktën një person ka vdekur, sipas autoriteteve lokale.

Më shumë se 90 për qind e atyre që kanë vdekur nga dy tërmet paraprake ka qenë gra dhe fëmijë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Herati është qyteti i tretë më i madh i Afganistanit, dhe gjendet në afërsi me kufirin iranian.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, sidomos në zonën malore Hindu Kush, pasi shtrihet në zonat tektonike euroaziatike dhe indiane.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG