Ndërlidhjet

Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Agjencitë amerikane të inteligjencës nuk kanë gjetur të dhëna direkte që koronavirusi ka dalë prej një laboratori, është thënë në një raport të deklasifikuar.

Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare ka thënë se, si origjina natyrore, ashtu edhe ajo laboratorike, janë skenarë të mundshëm lidhur me këtë virus.

Sipas këtij institucioni, shumica e agjencive të inteligjencës pajtohen që virusi nuk është krijuar në kushte laboratorike.

Origjina e këtij virusi, e shpallur pandemi më 2020, ka qenë çështje e ndjeshme diskutimi në Shtetet e Bashkuara.

Teoria e daljes së virusit nga një laborator është hedhur poshtë nga Kina – ku është identifikuar ai për herë të parë.

Megjithatë, në raport është thënë se të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës pajtohen që koronavirusi nuk është krijuar si armë biologjike.

Një hetim i kryer nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë më 2021, ka gjetur se teoria e daljes së virusit nga laboratori “është shumë pak e mundshme”.

OBSH-ja është kritikuar ashpër për gjetjet e atij raporti dhe shumë ekspertë patën thënë se ato kanë nxitur më shumë pyetje, sesa që kanë ofruar përgjigje.

Disa ekspertë besojnë se origjina e vërtetë e koronavirusit – i cili ka vrarë rreth shtatë miliona persona në gjithë botën – mund të mos dihet kurrë.

XS
SM
MD
LG