Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Ajri i ndotur në Prishtinë - fotografi arkivi
Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi janë 6.6 herë më të larta se niveli i lejuar, thuhet në raportin e ri të Bankwatch-it.
Bankwatch është rrjeti më i madh i organizatave mjedisore dhe shoqatave për të drejtat e njeriut në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Raporti, i titulluar “Përputhu ose mbyll”, u publikua më 23 qershor dhe trajton moszbatimin e ligjeve për emetimet e dioksidit të squfurit (SO₂) nga termocentralet e vjetruara me qymyr në Ballkanin Perëndimor, të cilat, vitin e kaluar, i kanë tejkaluar kufijtë ligjorë.
Në të njëjtën kohë është rritur edhe ndotja nga pluhuri, duke arritur nivelin më të lartë që nga hyrja në fuqi e rregullave aktuale në vitin 2018.
Kufijtë e emetimeve në vitin 2025 janë bërë edhe më të rreptë se në vitet e mëparshme - gjë që ka çuar në shkelje edhe më të mëdha, thuhet në raportin e Bankwatch-it.
Ndotësi më i madh i SO₂ në vlera absolute mbetet termocentrali Uglevik në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse ai ka pajisje për desulfurizim.
Emetimet në vitin 2025, me 115.079 tonë, kanë qenë më të lartat që nga hyrja në fuqi e rregullave për kontrollin e ndotjes në vitin 2018.
Ndotja nga pluhuri ka qenë 2.9 herë më e lartë se niveli i lejuar në vitin 2025, duke arritur nivelin më të lartë absolut dhe relativ që nga fillimi i zbatimit të rregullave më 2018.
Kjo është nxitur kryesisht nga një rritje e madhe në termocentralin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, i cili ka dyfishuar emetimet krahasuar me vitin 2024.
Vetëm ai ka emetuar më shumë se 7.094 tonë mbi kufirin e lejuar për të gjithë rajonin.
Qytetarët e Prishtinës në hall me ndotjen e ajrit
1/10Disa qytetarë duke kaluar nëpër një rrugë të Prishtinës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
2/10Ndërtesa e Katedrales Shën Tereza në Prishtinë mezi duket nga ajri i ndotur dhe smogu në Prishtinë më 23 janar.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
3/10Disa qytetarë duke ecur në sheshin kryesor të Prishtinës. Specialistë të cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës – organ përgjegjës për cilësinë e ajrit – i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se periudha më kritike e ndotjes së ajrit në Kosovë është nga muaji nëntor e deri në shkurt.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
4/10Ndotja e ajrit vlerësohet se shkakton probleme të shumta shëndetësore, përfshirë kancerin në mushkëri, astmë, sëmundje kronike të mushkërive, probleme neutrologjike e kardiovaskulare, por edhe ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës, shkakton telashe në sistemin riprodhues e të tjera.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
5/10Ndër ndotësit kryesorë të ajrit në Kosovë hyn edhe sektori i transportit.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
6/10Disa ndërtesa në Prishtinë mezi shihen nga smogu dhe ajri i ndotur. Në ditën kur u shkrep kjo fotografi, sipas matjeve online, cilësia e ajrit në Prishtinë vlerësohej e pashëndetshme.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
7/10Vitin e kaluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 1.150 vdekje në vit i atribuohen cilësisë së keqe të ajrit.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
8/10Stadiumi Fadil Vokrri dhe ndërtesat përreth mezi duken nga smogu dhe ajri i ndotur në Prishtinë.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
9/10Përveç makinave, në mesin e ndotësve kryesorë të ajrit në Kosovë bëjnë pjesë edhe termocentralet me qymyr, shtëpitë që ngrohen me stufa me dru apo thëngjill, si dhe mungesa e hapësirave të mjaftueshme të gjelbëruara.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
10/10Problemi i ndotjes së ajrit në Prishtinë është i kamotshëm. Ekspertët shpesh bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin daljet kur ajri ka cilësi të dobët, por edhe që të përdorin maska.
Jo rrallëherë, kur temperaturat bien, qytetarët në Prishtinë përballen me ajër të ndotur. Shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, teksa problemet shëndetësore janë edhe më të mëdha. Të premten e 23 janarit, kur u realizuan këto fotografi, sipas matjes të bërë për cilësinë e ajrit, ai ishte i pashëndetshëm për qytetarët.
Previous slide
Next slide
Gacko në Bosnje dhe Hercegovinë mbetet gjithashtu emetuesi më i madh relativ i pluhurit. Pavarësisht një rënieje të lehtë krahasuar me vitin 2024, ai ka emetuar 15.1 herë më shumë se niveli i lejuar.
Ashtu si në vitin 2024, emetimet totale të oksideve të azotit nga termocentralet në vitin 2025 kanë qenë 1.4 herë mbi kufirin e lejuar.
Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia kanë tejkaluar kufijtë ligjorë, ndërsa emetimin më të madh e ka pasur Nikolla Teslla B në Serbi - 11.247 tonë.
Termocentrali në Plevle në Mal të Zi ka kaluar nëpër një rikonstruksion në vitet e fundit dhe pjesën më të madhe të vitit 2025 nuk ka funksionuar.
Megjithatë, nuk ka prova se ai është në përputhje me standardet e ndotjes që do t’i lejonin vazhdimin e operimit.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur disa raste shkeljesh kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar funksionimin e paligjshëm të termocentraleve të tyre me qymyr.
Megjithatë, asnjë qeveri nuk ka vendosur gjoba ndaj këtyre termocentraleve dhe nuk ka plane të qarta, të përditësuara dhe realiste për përputhje me rregullat apo mbyllje të tyre.
Nga janari i këtij viti ka hyrë në fuqi edhe Mekanizmi i BE-së për Rregullimin e Emisioneve të Karbonit (CBAM), i cili rrit koston e eksportit të energjisë elektrike dhe e bën edhe më pak fitimprurës prodhimin nga termocentralet me qymyr.