Ndërlidhjet

Një person vdes pas përplasjes së dy trenave afër Mynihut


Policia gjermane. Fotografi nga arkivi.
Policia gjermane. Fotografi nga arkivi.

Një person ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave me pasagjerë afër Mynihut, ka njoftuar policia gjermane.

Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende.

Edhe identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka njoftuar në Twitter se ka “objekte në binarë” në zonën e aksidentit.

Linja është mbyllur dhe në vendin e aksidentit janë dërguar autobusë.

XS
SM
MD
LG