Ndërlidhjet

Aksidenti në Vragoli: Të lënduarit lirohen nga spitali


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës bëri të ditur se të gjithë të lënduarit nga aksidenti i trafikut në fshatin Vragoli janë liruar nga spitali.

Më 13 maj, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli, u aksidentua një autobus me një kamion dhe një veturë. Nga aksidenti u lënduan rreth 30 persona.

“Nga personat e lënduar, 13 prej tyre janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovëa dhe pas trajtimit që kanë marrë aty janë liruar, kurse të lënduarit e tjerë kanë qenë me shqetësime më të lehta dhe janë trajtuar në vendngjarje”, tha policia.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 15:50 dhe autobusi i aksidentuar kishte targa të huaja, ndërkaq kamioni dhe vetura kishin targa vendore.

XS
SM
MD
LG