Ndërlidhjet

Aktivistët për klimën ngjiten për asfalti në Berlin


Në të kaluarën, policia gjerman është detyruar ta shkatërrojë asfaltin për t’ua shpëtuar duart protestuesve, të cilët kanë përdorur ngjitës të fortë.
Në të kaluarën, policia gjerman është detyruar ta shkatërrojë asfaltin për t’ua shpëtuar duart protestuesve, të cilët kanë përdorur ngjitës të fortë.

Anëtarët e grupit për klimën Gjenerata e Fundit, e kanë bllokuar trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën, duke nisur një valë të re të protestave me thirrjet për dhënie fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara.

Në mëngjesin e së hënës, trafiku është penguar në 21 lokacione të ndryshme.

Edhe linjat e autobusëve janë prekur nga protestat.

Gjenerata e Fundit ka thënë se protestën e ka nisur në 23 lokacione në kryeqytetin gjerman, përfshirë daljet nga autostrada dhe rrugët që të çojnë në Berlin.

Në disa zona, aktivistët janë ngjitur për asfalti, ka thënë policia, një veprim që e ka kryer grupi edhe në të kaluarën.

Policia ka thënë se disa kanë përdorur ngjitës shumë të fortë, duke e vështirësuar largimin e tyre nga zona.

Qyteti i Berlinit i ka angazhuar 500 zyrtarë policorë për t’u marrë me bllokadat.

Gjenerata e Fundit, e cila i ka organizuar protestat për klimën prej vitit 2022, ka bërë të ditur më 8 shtator se do ta nisë valën e re të protestave – pa datë të mbarimit.

Kërkesat e grupit janë që t’i jepet fund përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara deri më 2030.

Aktualisht, Qeveria në Berlin planifikon që ekonominë gjermane ta bëjë neutrale ndaj klimës deri më 2045.

Të dielën, anëtarët e grupit kanë gjuajtur me ngjyrë portokalli drejt Portës ikonë të Berlinit Brandenburg, duke nxitur kritika të ashpra.

Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe gjashtë prej tyre janë ende në mbajtje.

XS
SM
MD
LG