Ndërlidhjet

Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s'do të kërkojë falje


Zartosht Ahmadi Ragheb, një aktivist civil i burgosur në Iran.
Zartosht Ahmadi Ragheb, një aktivist civil i burgosur në Iran.

Aktivisti civil i burgosur iranian, Zartosht Ahmadi Ragheb tha në një mesazh se ai hodhi poshtë një propozim të zyrtarëve të burgut për të kërkuar falje.

Në mesazhin e tij të publikuar në internet më 4 korrik, Ragheb, i cili është i burgosur në burgun Rajaeeshahr, në perëndim të Teheranit, tha se një delegacion nga zyra e prokurorit e vizitoi atë dy herë javën e kaluar dhe e pyeti nëse donte të kërkonte falje. "Kurrë", u kishte thënë ai.

Ragheb është një punonjës i shkarkuar i zjarrfikësve, i cili është arrestuar disa herë për shkak të aktivizmit të tij paqësor.

Ai është gjithashtu një nga 14 aktivistët civilë dhe politikë që publikuan një deklaratë në qershor 2018 duke kërkuar dorëheqjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe duke kërkuar ndryshim rrënjësor të Kushtetutës.

Ragheb, i cili ka qenë në burg për katër muajt e fundit, iu nënshtrua një operacioni në stomak në qershor dhe u kthye në burg pavarësisht se nuk kishte përfunduar trajtimin e tij.

XS
SM
MD
LG