Angelina Jolie viziton Pakistanin e goditur nga përmbytjet
Aktorja fituese e Oskarit, Angelina Jolie, u takua me banorët e zhvendosur në Pakistanin jugor më 20 shtator, ndërsa vendi po lufton me një shpërthim të sëmundjeve mes përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat monsune. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, (veshur me të zeza) duke dëgjuar përmes një përkthyese gratë në lagjen Dadu të Pakistanit pasi ato u zhvendosën nga përmbytjet që kanë kapluar Pakistanin që nga mesi i qershorit.
Jolie është e dërguar speciale e OKB-së për refugjatët. Ajo kishte qenë edhe më parë në Pakistan si e dërguar speciale e OKB-së, pas tërmetit vdekjeprurës të vitit 2005 dhe pas përmbytjeve të vitit 2010.

2
Jolie mban një maskë në fytyrë teksa flet me një nënë që jeton në një strehë të improvizuar në lagjen jugore Dadu.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha në një deklaratë para vizitës së aktores, më 20 shtator, se Jolie do të ishte atje "për të dëshmuar dhe për të kuptuar situatën si dhe për të dëgjuar nga njerëzit e prekur drejtpërdrejt për nevojat e tyre dhe për hapat për të parandaluar vuajtje të tilla në të ardhmen".

3
Një djalë duke kaluar nëpër ujërat e përmbytjeve në distriktin Jaffarabad në Pakistanin qendror, më 19 shtator.
Sezoni i shirave monsune të vitit 2022 ka sjellë sasi tri herë më shumë sesa mesatarja e reshjeve në Pakistan, duke shkaktuar përmbytjen e një pjese të madhe të vendit.

4
Njerëzit e zhvendosur brenda Pakistanit duke marrë ushqime pranë një kampi në provincën Sindh, të goditur nga përmbytjet, më 19 shtator.
Më shumë se 1.500 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, duke përfshirë një numër në rritje të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet.