Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete. Ky është një vështrim i stërvitjeve që po ofrohen në një bazë ushtarake në Angli.
Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse
![Qëllimi është që rekrutët e rinj të transformohen shpejt në ushtarë të gatshëm për luftim. Kontigjenti i parë mbërriti muajin e kaluar dhe tashmë është urdhëruar në vijën e frontit për të ndihmuar njësitë e varfëruara ukrainase.](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-8129-08da7f58d6f4_w1024_q10_s.jpg)
5
Qëllimi është që rekrutët e rinj të transformohen shpejt në ushtarë të gatshëm për luftim. Kontigjenti i parë mbërriti muajin e kaluar dhe tashmë është urdhëruar në vijën e frontit për të ndihmuar njësitë e varfëruara ukrainase.
!["Ne po drejtojmë një kurs bazë këmbësorie, i cili merr rekrutët ukrainas dhe i mëson ata të qëllojnë mirë, të lëvizin dhe të komunikojnë mirë brenda çdo mjedisi taktik", tha majori Craig Hutton, një oficer i Gardës skoceze të ushtrisë britanike që po mbikëqyr trajnimin.](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-9070-08da7f58d733_w1024_q10_s.jpg)
6
"Ne po drejtojmë një kurs bazë këmbësorie, i cili merr rekrutët ukrainas dhe i mëson ata të qëllojnë mirë, të lëvizin dhe të komunikojnë mirë brenda çdo mjedisi taktik", tha majori Craig Hutton, një oficer i Gardës skoceze të ushtrisë britanike që po mbikëqyr trajnimin.
![Hutton tha se shumë nga ukrainasit kanë pak përvojë ushtarake, por shtoi: "Ata janë shumë të motivuar. Ata kanë një vullnet fantastik për të mësuar dhe thjesht duan të praktikojnë, praktikojnë dhe praktikojnë më shumë". ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-4da7-08da7f5ceb86_w1024_q10_s.jpg)
7
Hutton tha se shumë nga ukrainasit kanë pak përvojë ushtarake, por shtoi: "Ata janë shumë të motivuar. Ata kanë një vullnet fantastik për të mësuar dhe thjesht duan të praktikojnë, praktikojnë dhe praktikojnë më shumë".
![Uniforma të reja, forca të blinduara, helmeta dhe pajisje të tjera po i dërgohen ushtrisë ukrainase nga Britania si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu raketa antitank dhe raketa të avancuara.](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-2150-08da7f5c28d0_w1024_q10_s.jpg)
8
Uniforma të reja, forca të blinduara, helmeta dhe pajisje të tjera po i dërgohen ushtrisë ukrainase nga Britania si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu raketa antitank dhe raketa të avancuara.