Ndërlidhjet

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të takohen në Bruksel


Përfaqësuesit e Armenisë, Azerbajxhanit dhe BE-së gjatë një takimi të mbajturnë Bruksel. 19 gusht 2022.
Përfaqësuesit e Armenisë, Azerbajxhanit dhe BE-së gjatë një takimi të mbajturnë Bruksel. 19 gusht 2022.

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rënë dakord të takohen në Bruksel më 31 gusht për bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, tha qeveria armene më 25 gusht.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi po realizohet pas një shpërthimi luftimesh mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut nga 1 deri më 3 gusht, në të cilin u vranë të paktën një ushtarë azerbajxhanas dhe dy armenë etnikë.

Të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për dhunë. Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua në Bruksel më 22 maj, me iniciativën e Charles Michel.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar një luftë për Nagorno Karabakun më 2020.

Armenia humbi kontrollin e disa pjesëve të këtij rajoni me marrëveshjen e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia. Vlerësohet se 2.000 trupa ruse janë dërguar për të monitoruar situatën.

Nagorno Karabaku, që për tri dekada është kontrolluar nga armenët etnikë, pas luftës më 2020 njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG