Ndërlidhjet

Arti shumëngjyrësh i Bukureshtit

Arti i rrugës është i zakonshëm në mbarë Rumaninë. Shumë e më shumë artistë lokalë dhe ndërkombëtarë po përdorin për artin e tyre muret dhe ndërtesat e braktisura. Muralet shumëngjyrëshe dhe grafitet janë bërë atraksion turistik, teksa artistët, përmes veprave të tyre po ngrenë vetëdijen edhe për çështje politike dhe sociale.

Projekti “Arti i zbuluar i rrugës” në Rumani, përmes këtij arti, po mundohet që ta marrë vëmendjen e publikut. Disa murale dhe vepra të tjera artistike, mund t’i gjeni në këtë hartë.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG