Ndërlidhjet

Bën betimin kancelari i ri i Austrisë


Kryeministri i ri i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Kryeministri i ri i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Diplomati austriak, Alexander Schallenberg, u betua të hënën në postin e kancelarit të Austrisë.

Dy ditë më parë, paraardhësi i tij, Sebastian Kurz, dha dorëheqje për shkak të një hetimi për korrupsion kundër tij.

“Ne të gjithë presim që Qeveria tani t’i kthehet punës dhe së bashku t’i çojmë gjërat përpara”, tha presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili kryesoi ceremoninë e betimit të kancelarit të ri.

Schallenberg, 52 vjeç, anëtar i Partisë Popullore të Austrisë, ka shërbyer si ministër i Jashtëm qysh në vitin 2019.

Ambasadori i Austrisë në Francë, Michael Linhart, do ta marrë tani postin e ministrit të Jashtëm.

Kurz është nën hetime, pasi dyshohet se ka përdorur fondet e Qeverisë për të paguar reklama në një gazetë, në këmbim të mbulimit pozitiv të aktiviteteve të tij.

Kurz ka mohuar keqbërjet.

Ai ka dhënë dorëheqje, pasi partnerja e koalicionit, Partia e Gjelbër, ka kërcënuar se do të tërhiqet për shkak të skandalit.

XS
SM
MD
LG