Ndërlidhjet

Të jesh autist në Rusi

  • RFE /RL
Në shikim të parë, 6 vjeçarja Vera Bondik nuk duket fëmijë i pazakontë. Ajo u ngjan të gjithë fëmijëve të tjerë të moshës së saj. Dallimi është se ajo asnjëherë nuk të shikon në sy, flet me ty, apo dëgjon ty. Ajo jeton në botën e saj, në të cilën nuk mund të hyjë askush. Vera është autiste.

Vera ishte një bebe e shëndoshë, pa probleme patologjike apo komplikime. Kur i kishte katër muaj, prindërit e saj vërejtën sjellen e saj të çuditshme; ajo nuk e shikonte askënd në sy, nuk buzëqeshte, dhe nuk reagonte ndaj gjërave të reja. Sa më shumë që rritej, aq më e qartë dukej gjendja e saj. Vera nuk ishte e shëndetshme.

Gjatë dy viteve të para të jetës së saj, mjekët e ngushëllonin nënën e Verës, Alena Bondik, duke i thënë se këto gjëra të çuditshme ishin pjesë e rritjes normale të çdo fëmije. Kur Vera mbushi dy vjet, mjekët në Abkan dolën me një diagnozë fillestare: se ajo është e shurdhër. Alena pastaj u konsultua me mjekët në Tomsk, të cilët e mohuan një diagnozë të tillë.

Vera filloi të flinte vetëm disa orë gjatë ditës, dhe ajo u bë pothuaje e “pamenaxhueshme”. Ajo i kishte vetëm tri vjet kur u konfirmua diagnoza se ajo është autiste. Mjekët i thanë nënës së saj, Alenës: “Mbahu, sepse nuk ka metoda për ta trajtuar autizmin në Rusi”.

Tregimin për Verën e sjell gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vera Trofimova dhe fotografja, Svetlana Panina.
Trego më shumë

Se a do ta fillojë Vera shkollën me moshatarët e saj, gjithçka varet nga trajtimi që merr, ose nuk merr, gjatë viteve të ardhshme. Për një përmirësim stabil, Vera ka nevojë për trajtim konstant. Por, nëna e saj e përballon terapinë private vetëm një herë në muaj. Një vizitë e vetme te neurologu i kushton asaj të ndajë një pjesë të mirë nga buxheti i saj.  
1

Në Khakassia, nuk ka psikologë të financuar nga shteti, neurologë, apo specialistë për autistët.
2

Në Khakassia, nuk ka psikologë të financuar nga shteti, neurologë, apo specialistë për autistët.

Të gjitha dritaret dhe dyert e shtëpisë janë të mbyllura me çelësa. Vera nuk ka instiktin e vetëmbrojtjes; ajo mund të dalë nga dritarja, të vrapojë jashtë vetëm me të brendshme, të dalë para ndonjë veture, ta vendosë dorën mbi shporetin e nxehtë, e prapë të mos e derdhë asnjë pikë loti.
3

Vera ulet në një stol në këndin e lojërave. Ajo ka nevojë për kontakt me fëmijët e tjerë, por të rriturit i marrin sjelljet e saj si të një “fëmije të lazdruar që sillet keq”. Pasi të shpjegohet gjendja e saj, ata zakonisht i thonë Alenas: “Ti duhet të rrish në shtëpi”.
4

XS
SM
MD
LG