Ndërlidhjet

Lajme

Azerbajxhani i dëbon dy diplomatë francezë

Ambasada e Francës në Baku, Azerbajxhan.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve francezë, për shkak se "veprimet e tyre ishin në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

Ministria tha më 26 dhjetor se e ka thirrur në takim ambasadorin francez për t’i shprehur atij “një protestë të fuqishme ndaj veprimeve të dy punonjësve të Ambasadës së Francës”.

Ata u urdhëruan të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

Parisi nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtij vendimi, të cilin nuk dihet se nga çfarë e nxiti.

Tensionet mes këtyre dy vendeve janë rritur në vitet e fundit, pasi Franca e ka shtuar mbështetjen për Armeninë fqinje dhe e i ka shpeshtuar kritikat për Bakun.

Në nëntor, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e akuzoi Francën për nxitjen e konfliktit në Kaukaz duke e armatosur Armeninë.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë luftuar dy luftëra për rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak.

Bakuja e rimori këtë enklavë në shtator pas një ofensive të lehtë kundër separatistëve armenë, të cilët e kishin kontrolluar atë për tri dekada.

Armenia dhe Azerbajxhani kishin thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes mund të nënshkruhej deri në fund të këtij viti, por bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët mes dy ish-republikave sovjetike kanë shënuar pak përparim.

Azerbajxhani zapton një Nagorno-Karabak të pajetë

Automjete të braktisura në rrugë më 2 tetor në Stepanakert, i njohur si Xankendi nga Azerbajxhani, pas eksodit masiv të armenëve etnikë nga rajoni i Nagorno-Karabakut.

Ndërsa Azerbajxhani hyn për të riafirmuar kontrollin e Nagorno-Karabakut, ai po fiton një rajon pa jetë, që ngjan me qytete fantazmë.
1/8 Automjete të braktisura në rrugë më 2 tetor në Stepanakert, i njohur si Xankendi nga Azerbajxhani, pas eksodit masiv të armenëve etnikë nga rajoni i Nagorno-Karabakut.

Ndërsa Azerbajxhani hyn për të riafirmuar kontrollin e Nagorno-Karabakut, ai po fiton një rajon pa jetë, që ngjan me qytete fantazmë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një kukull dhe gjëra personale të fëmijëve shihen në tokë në kryeqytetin rajonal, Xankendi/Stepanakert.

Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që transportonte armenë etnikë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke mbyllur një javë të vështirë ku rreth 100.000 njerëz u larguan pas marrjes nën kontroll të rajonit nga Azerbajxhani.

2/8 Një kukull dhe gjëra personale të fëmijëve shihen në tokë në kryeqytetin rajonal, Xankendi/Stepanakert.

Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që transportonte armenë etnikë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke mbyllur një javë të vështirë ku rreth 100.000 njerëz u larguan pas marrjes nën kontroll të rajonit nga Azerbajxhani.

Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një imazh satelitor tregon rrugët e zbrazëta të Xankendit më 29 shtator.

Qeveria armene tha më 2 tetor se rreth 100.514 banorë nga gjithsej 120.000 banorë të rajonit kishin kaluar në Armeni.
3/8 Një imazh satelitor tregon rrugët e zbrazëta të Xankendit më 29 shtator.

Qeveria armene tha më 2 tetor se rreth 100.514 banorë nga gjithsej 120.000 banorë të rajonit kishin kaluar në Armeni.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një automjet i braktisur i parkuar para një dyqani të mbyllur në Xankendi më 2 tetor.

Eksodi i popullit të rajonit pasoi një fushatë 24-orëshe që filloi më 19 shtator, kur forcat e Azerbajxhanit shkatërruan forcat armene rë paarmatosura në rajonin e Nagorno- Karabakut, duke i detyruar ata të kapitullonin.
4/8 Një automjet i braktisur i parkuar para një dyqani të mbyllur në Xankendi më 2 tetor.

Eksodi i popullit të rajonit pasoi një fushatë 24-orëshe që filloi më 19 shtator, kur forcat e Azerbajxhanit shkatërruan forcat armene rë paarmatosura në rajonin e Nagorno- Karabakut, duke i detyruar ata të kapitullonin.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Makina të braktisura në një rrugë të shkretë në Xankendi.

Pas gjashtë vjet luftimesh të separatistëve që përfunduan në vitin 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabaku ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia, duke kthyer në refugjatë rreth 1 milion nga banorët e saj azerbajxhanas.
5/8 Makina të braktisura në një rrugë të shkretë në Xankendi.

Pas gjashtë vjet luftimesh të separatistëve që përfunduan në vitin 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabaku ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia, duke kthyer në refugjatë rreth 1 milion nga banorët e saj azerbajxhanas.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit të shkëputur pas një konflikti 6-javor në vitin 2020, së bashku me territorin përreth që forcat armene etnike e kishin kapur më parë.
6/8 Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit të shkëputur pas një konflikti 6-javor në vitin 2020, së bashku me territorin përreth që forcat armene etnike e kishin kapur më parë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një grup gazetarësh ndërkombëtarë duke filmuar një helikopter ushtarak të paqeruajtësve rusë teksa fluturon mbi një fushë jashtë Xankendit më 2 tetor.

Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që u dislokuan në Nagorno-Karabak pas luftës së vitit 2020 se qëndruan pranë dhe nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.
7/8 Një grup gazetarësh ndërkombëtarë duke filmuar një helikopter ushtarak të paqeruajtësve rusë teksa fluturon mbi një fushë jashtë Xankendit më 2 tetor.

Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që u dislokuan në Nagorno-Karabak pas luftës së vitit 2020 se qëndruan pranë dhe nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që bartte armenë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke i dhënë fund largimit të mundimshëm njëjavor të mbi 100.000 njerëzve pas pushtimit rrufe të Azerbajxhanit në rajon. Rrugët e tij tani janë pa jetë, me mbeturinat e shpërndara të ish-banorëve.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Xankendi

Zyra presidenciale e Azerbajxhanit tha se Bakuja kishte paraqitur një plan për "riintegrimin" e armenëve etnikë në rajon, duke vënë në dukje se "barazia e të drejtave dhe lirive, përfshirë sigurinë, është e garantuar për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo gjuhësore".
8/8 Xankendi

Previous slide
Next slide

Në nëntor, Aliyev nuk pranoi të ulet në tavolinën e bisedimeve me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Spanjë, për shkak të, siç kishte thënë, “qëndrimit të njëanshëm të Francës”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritej t’i ndërmjetësonin bisedimet bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Franca, e cila strehon një diasporë të madhe armene, është akuzuar kohë pas kohe nga Azerbajxhani se ia mban anën Armenisë në konfliktin territorial mes dy vendeve të Kaukazit.

XS
SM
MD
LG