Bahmuti nga lart: Rusia e ka bërë pluhur qytetin ukrainas
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Tymi ngrihet lart nga djegia e ndërtesave të banimit në Bahmut më 26 prill. Pavarësisht se forcat ruse kanë rritur përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore, forcat e Kievit vazhdojnë t'i pengojnë ato që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit tashmë të rrënuar.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-9ac7-08db46e50ab5_w1024_q10_s.jpg)
1
Tymi ngrihet lart nga djegia e ndërtesave të banimit në Bahmut më 26 prill. Pavarësisht se forcat ruse kanë rritur përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore, forcat e Kievit vazhdojnë t'i pengojnë ato që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit tashmë të rrënuar.
![Peizazh me kratere i një fushe Bahmut. Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-b587-08db46f04d62_w1024_q10_s.jpg)
2
Peizazh me kratere i një fushe Bahmut.
Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit.
Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit.
!["Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për t'i parandaluar ushtarët tanë që t'i përdorin ato si fortifikatë", tha Cherevatiy.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-1d4b-08db46e9f4e1_w1024_q10_s.jpg)
3
"Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për t'i parandaluar ushtarët tanë që t'i përdorin ato si fortifikatë", tha Cherevatiy.
![Për nëntë muaj, forcat e Moskës janë përpjekur të kapin qytetin e Donbasit, i cili është bërë simbol i qëndresës së hekurt të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Kremlinit.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-f05b-08db46f04d62_w1024_q10_s.jpg)
4
Për nëntë muaj, forcat e Moskës janë përpjekur të kapin qytetin e Donbasit, i cili është bërë simbol i qëndresës së hekurt të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Kremlinit.