Ndërlidhjet

Barr: Mueller nuk ka gjetur se Trump ka penguar drejtësinë


Barr: Nuk ka pasur bashkëpunim Trump-Rusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Barr: Nuk ka pasur bashkëpunim Trump-Rusi

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Trump për hetimet e Muellerit: Kjo nuk duhet të ndodhë më
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

Mirëpo sipas tij, gjatë hetimeve nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.

“Pas gati dy vjetëve të hetimit, mijëra thirrjeve të detyrueshme për intervistim, dhe intervistimeve të dëshmitarëve, këshilltari special ka konfirmuar se Qeveria ruse ka sponsoruar përpjekjet për të ndëryrë ilegalisht në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, mirëpo nuk ka gjetur se fushata e Trumpit apo amerikanë tjerë kanë qenë pjesë e tyre”, ka thënë ai.

Në reagimin e tij të parë publik pas deklaratave të prokurorit Barr, presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Twitter me mbishkrimin: Nuk ka bashkëpunim, nuk ka ndërhyrje. Për inatxhinjtë dhe demokratët radikalë - loja ka marrë fund”.

​Prokurori amerikan ka thënë se raporti i Muellerit nuk paraqet ndonjë të dhënë se Trump ka tentuar të pengojë drejtësinë gjatë hetimeve për çështjen ruse.

Në versionin e redaktuar të raportit të Muellerit tregohet se Trump ka tentuar të marrë kontrollin mbi hetimet rreth Rusisë dhe të shkarkojë Muellerin nga hetimet rreth asaj nëse presidenti ka penguar drejtësinë.

Në një pjesë të raportit është thënë se në qershor të vitit 2017, Trump ka urdhëruar avokatin e Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn që t’i thotë ish-ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions se Mueller duhet të largohet pasi është prekur nga një konflikt i interesit.

Sipas raportit, McGahn ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se më parë dorëhiqet sesa të bëjë një gjë të tillë.

Në të gjeturat e raportit është thënë edhe se ish-avokati personal i Trumpit, Michale Cohen ka folur vazhdimisht me avokatin e Shtëpisë së Bardhë para se të bëjë deklarata të rrejshme para Kongresit amerikan.

Mirëpo pavarësisht këtyre të gjeturave, Mueller ka thënë në raport se nuk ka mund të vlerësojë nëse Trump ka kryer vepër penale për pengim të drejtësisë.

Pjesë e këtij raporti janë edhe përgjigjet e shkruara të Trumpit, të kërkuara nga Mueller. Sipas një marrëveshjeje me ekipin ligjor të Trumpit, aty nuk është përfshirë ndonjë pyetje rreth pengimit të drejtësisë.

Trump ka shkruar se nuk kujton që dikush i ka thënë gjatë fushatës se ka ndonjë përpjekje ruse për ndërhyrje apo për hakim të sistemeve kompjuterike të rivalëve të tij demokratë.

Fajësia dhe pafajësia e ekzagjeruar e presidentit amerikan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:57 0:00

Deklaratat e Barr-it kanë përsëritur përfundimet që ka bërë ai në përmbledhjen e dorëzuar para Kongresit amerikan më 24 mars, në të cilën pati prezantuar të gjeturat kryresore të raportit të Muellerit.

Megjithatë, demokratët kanë qenë të zëshëm pas dorëzimit të asaj përmbledhjeje dhe patën kërkuar publikim të plotë të raportit.

Barr ka thënë se nuk do të publikojë informacionin e klasifikuar dhe të dhënat për hetimet që janë duke vazhduar për shkak të privatësisë së personave të përfshirë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

XS
SM
MD
LG