BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës në Kiev të Ukrainës më 8 prill 2022.
Bashkimi Evropian do të diskutojë për nisjen e një programi të madh trajnues për forcat ukrainase në shtetet fqinje, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.
Duke folur në një konferencë për media më 22 gusht në Santander të Spanjës, Borrell tha se për këtë temë do të diskutohet javën e ardhshme gjatë takimit në Pragë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.
“Natyrisht se do të ishte një mision i madh”, tha ai dhe shtoi se “çdo mision duhet të jetë i përgatitur” për të trajnuar forcat ukrainase për luftë.
Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse
1/11Rekrutët ukrainas praktikojnë pastrimin e shtëpive mes zhurmës së armëve dhe tymit të bombave në një fshat të simuluar, ku ushtarët britanikë ishin trajnuar më parë për operacione në Irlandën e Veriut.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
2/11Në këtë stërvitje, e cili po zhvillohet në katër baza në Mbretërinë e Bashkuar, janë të përfshirë mbi 1.000 trajnues britanikë. Trajnuesit nga disa vende nordike, Kanadaja, Holanda dhe Zelanda e Re po ofrojnë gjithashtu ekspertizën e tyre ushtarake.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
3/11Rekrutët ukrainas po i nënshtrohen një versioni të shkurtuar të trajnimit të këmbësorisë, që ushtria britanike ua ofron trupave të saj. Manovrimi me armë, ndihma e parë, taktikat e patrullimit dhe ligjet e konfliktit janë gjithashtu pjesë e trajnimit.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
4/11"Pjesa më e rëndësishme është trajnimi urban, sepse lufta më e rrezikshme është në qytete", tha Serhiy, një ish-punonjës i IT-së, i cili, ashtu si ukrainasit e tjerë, nuk donte që emri i tij i plotë të përdorej për shkak të shqetësimeve të sigurisë. “Instruktorët britanikë kanë shumë përvojë nga Iraku dhe Afganistani. Ne mund t'i përshtatim të gjitha këto njohuri me situatën e Ukrainës dhe ta përdorim atë për të çliruar vendin tonë nga pushtimi rus”.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
5/11Qëllimi është që rekrutët e rinj të transformohen shpejt në ushtarë të gatshëm për luftim. Kontigjenti i parë mbërriti muajin e kaluar dhe tashmë është urdhëruar në vijën e frontit për të ndihmuar njësitë e varfëruara ukrainase.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
6/11"Ne po drejtojmë një kurs bazë këmbësorie, i cili merr rekrutët ukrainas dhe i mëson ata të qëllojnë mirë, të lëvizin dhe të komunikojnë mirë brenda çdo mjedisi taktik", tha majori Craig Hutton, një oficer i Gardës skoceze të ushtrisë britanike që po mbikëqyr trajnimin.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
7/11Hutton tha se shumë nga ukrainasit kanë pak përvojë ushtarake, por shtoi: "Ata janë shumë të motivuar. Ata kanë një vullnet fantastik për të mësuar dhe thjesht duan të praktikojnë, praktikojnë dhe praktikojnë më shumë".
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
8/11Uniforma të reja, forca të blinduara, helmeta dhe pajisje të tjera po i dërgohen ushtrisë ukrainase nga Britania si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu raketa antitank dhe raketa të avancuara.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
9/11Zakhar, ish-inxhinier, tha se ishte e vështirë të largohej nga Ukraina, derisa luftimet janë ndezur. “I lash prindërit e mi. I lash vëllezërit dhe motrat, të afërmit, për të fituar njohuri dhe përvojë që do të më ndihmonte… të çliroj territorin tonë nga pushtuesi", tha ai përmes një përkthyesi.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
10/11Serhiy, ish-punonjësi i IT-së, ka më pak se një muaj me uniformë dhe është shumë i vendosur. "Unë e di që ushtarët ukrainas tani po vdesin për të mbrojtur shtëpitë tona", tha ai. “Por, ushtria ukrainase ka nevojë vetëm për ushtarë profesionistë, kështu që unë do të stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur për të qenë gati për betejën përpara”.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
11/11Brigadieri i ushtrisë britanike, Justin Stenhouse, i cili është përgjegjës për stërvitjen, tha se të shohësh motivimin e ukrainasve është "përulësi". Ai pranoi se përgatitja për kaosin e luftimeve në qytet është "pothuajse e pamundur të bëhet në stërvitje". Qëllimi i misionit, tha ai, është "që t'i trajnojë ata në mënyrë që të mund të përshtaten për të mbijetuar në javët e para të luftimit".
"Ata do të mësojnë më shumë në javët e para të luftimit në terren sesa ne mund t'u japim atyre këtu", tha ai.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Previous slide
Next slide
Informacionet e inteligjencës dhe pajisjet ushtarake të ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore kanë ndihmuar forcat ukrainase që të ngadalësojnë – por jo të ndalin – përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës dhe përgjatë brigjeve të Detit të Zi.
“Duket e arsyeshme, duke pasur parasysh se lufta po zgjat, që duhet një përpjekje tjetër përveç ndihmës me materiale”, tha Borrell.
“Për këtë po diskutohet midis shteteve anëtare dhe do të bisedohet për këtë temë edhe në nivelin politik javën e ardhshme”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe ato evropiane, i kanë ofruar ndihmë ushtarake forcave ukrainase.