Ndërlidhjet

BE-ja pajtohet të suspendojë udhëtimet nga Afrika Jugore


Një udhëtare duke pritur pas hyrjes në fuqi të ndalesës për udhëtime për shkak të pandemisë. Fotografi nga arkivi
Një udhëtare duke pritur pas hyrjes në fuqi të ndalesës për udhëtime për shkak të pandemisë. Fotografi nga arkivi

Shtetet e Bashkimit Evropian (BE), janë pajtuar të suspendojnë udhëtimet që vijnë nga shtetet e pjesës jugore të Afrikës, pasi që më 26 nëntor bota u alarmua nga një variant i ri i COVID-19, njoftoi Presidenca e Bashkimit Evropian, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Varianti i ri i koronavirusit tashmë ka marrë emërtimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) si ‘Omicron’.

Një komitet i ekspertëve shëndetësorë nga 27 shtetet anëtare të BE-së "u pajtua rreth nevojës për të aktivizuar ndalesën emergjente dhe të imponohen masa të përkohshme për të gjitha udhëtimet drejt BE-së nga Afrika jugore", njoftoi Presidenca sllovene e BE-së në një postim në Twitter.

Ndalesat do të zbatohen për shtetet si Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian(KE), Eric Mamer.

“Testet, karantinimi dhe gjurmimi i kontakteve për udhëtarët që vijnë janë të rëndësishme”, shkroi Mamer në Twitter.

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar alarm global derisa hulumtuesit po përpiqen të zbulojnë nëse është rezistentë ndaj vaksinës.

Në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë më 26 nëntor e cilësoi si "variant për t’u shqetësuar".

XS
SM
MD
LG