Ndërlidhjet

BE pajtohet për rihapjen e kufijve


Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për rihapjen e kufijve të bllokut për udhëtarët jashtë BE-së, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Vendimi, i cili është rekomanduar më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA, deri më tash, ka miratuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Diplomatët miratuan edhe rritjen e nivelit të rasteve të reja me koronavirus, që një vend mund t’i shënojë, përpara se të shpallet i pasigurt.

Numri i rasteve në 100,000 banorë, që mund t’i shënojë një vend brenda dy javësh dhe të konsiderohet i sigurt, do të rritet nga 25 në 75.

Aktualisht, udhëtimet jothelbësore në BE nga të ashtuquajturat vende të treta - ku bën pjesë edhe Ballkani - janë të ndaluara.

Këto kufizime janë vendosur qysh në mars të vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

XS
SM
MD
LG