Ndërlidhjet

BE-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit

Raketat balistike iraniane shfaqen gjatë një ceremonie në Teheran në gusht 2023.

Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të lidhura me Iranin në fillim të javës së ardhshme, burime të ndryshme i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) më 11 tetor.

Sipas tri burimeve evropiane që folën për REL-in në kushte anonimiteti, pritet që sanksionet të miratohen më 14 tetor dhe me shumë gjasë do ta përfshijnë edhe kompaninë ajrore iraniane, Iran Air.

Një burim theksoi se ambasadorët e BE-së tashmë e kanë dhënë dritën jeshile paraprake për këtë më 9 tetor.

"Po, sanksionet do të vendosen të hënën si përgjigje ndaj dërgesës dhe ka mundësi që më pas të ketë edhe sanksione sektoriale", i tha një burim tjetër RER-it, duke iu referuar transferimit të raketave balistike iraniane në Rusi.

Raketat iraniane me të cilat thuhet të jetë furnizuar Rusia

Lëshimi i një rakete Fath-360 gjatë stërvitjeve ushtarake në Iranin jugor në nëntor të vitit 2022.

Raketa balistike me rreze të shkurtër u prezantua për herë të parë në një paradë ushtarake në Teheran në prillin e vitit  2022. Fath do të thotë "pushtim" në persisht. Çdo raketë 5.2 metra e gjatë mund të mbajë një kokë prej 150 kilogramësh. Kjo është rreth tri herë më e lartë se ngarkesa shpërthyese e dronëve famëkeq Shahed, të projektuar nga Irani, që kanë vrarë shumë civilë ukrainas që kur u hodhën për herë të parë nga Rusia më 2022.

1/6 Lëshimi i një rakete Fath-360 gjatë stërvitjeve ushtarake në Iranin jugor në nëntor të vitit 2022.

Raketa balistike me rreze të shkurtër u prezantua për herë të parë në një paradë ushtarake në Teheran në prillin e vitit  2022. Fath do të thotë "pushtim" në persisht. Çdo raketë 5.2 metra e gjatë mund të mbajë një kokë prej 150 kilogramësh. Kjo është rreth tri herë më e lartë se ngarkesa shpërthyese e dronëve famëkeq Shahed, të projektuar nga Irani, që kanë vrarë shumë civilë ukrainas që kur u hodhën për herë të parë nga Rusia më 2022.

Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Një sistem raketor Fath-360 ekspozohet në Teheran në shtator 2022.

Mbushjet e raketave të armës janë të fshehura brenda rimorkios së një kamioni të krijuar për t'u dukur si një automjet civil, duke e bërë të vështirë zbulimin e tij nga ajri. Raketat Fath-360 kanë një rreze goditjeje relativisht të pasaktë prej rreth 30 metrash, që do të thotë se ato ka të ngjarë të përdoren kundër objektivave të mëdhenj të palëvizshëm si ndërtesat dhe infrastruktura.
2/6 Një sistem raketor Fath-360 ekspozohet në Teheran në shtator 2022.

Mbushjet e raketave të armës janë të fshehura brenda rimorkios së një kamioni të krijuar për t'u dukur si një automjet civil, duke e bërë të vështirë zbulimin e tij nga ajri. Raketat Fath-360 kanë një rreze goditjeje relativisht të pasaktë prej rreth 30 metrash, që do të thotë se ato ka të ngjarë të përdoren kundër objektivave të mëdhenj të palëvizshëm si ndërtesat dhe infrastruktura.
Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Një dron Shahed i projektuar nga Irani është rrëzuar mbi Kiev në maj 2023.

Me një shpejtësi maksimale prej afro 5.000 kilometrash në orë, Fath-360 është tejet më i vështirë për t'u kapur sesa dronët Shahed të ngjashëm me aeroplanët. Por, distanca më e shkurtër e raketës prej 120 kilometrash, do të thotë se mund të përbëjë kërcënim vetëm për zonat afër vijave të frontit.
3/6 Një dron Shahed i projektuar nga Irani është rrëzuar mbi Kiev në maj 2023.

Me një shpejtësi maksimale prej afro 5.000 kilometrash në orë, Fath-360 është tejet më i vështirë për t'u kapur sesa dronët Shahed të ngjashëm me aeroplanët. Por, distanca më e shkurtër e raketës prej 120 kilometrash, do të thotë se mund të përbëjë kërcënim vetëm për zonat afër vijave të frontit.
Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Shefi i ushtrisë i Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri (djathtas), gjatë takimit me shefin e Këshillit të Sigurimit rus, Sergei Shoigu, në Teheran më 5 gusht.

Raportimet se Teherani po trajnonte ushtarë rusë për përdorimin e raketave iraniane, dolën pas këtij takimi midis zyrtarëve të lartë ushtarakë të Rusisë dhe Iranit.

4/6 Shefi i ushtrisë i Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri (djathtas), gjatë takimit me shefin e Këshillit të Sigurimit rus, Sergei Shoigu, në Teheran më 5 gusht.

Raportimet se Teherani po trajnonte ushtarë rusë për përdorimin e raketave iraniane, dolën pas këtij takimi midis zyrtarëve të lartë ushtarakë të Rusisë dhe Iranit.

Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Një poster në Teheran tregon një raketë më të madhe nga e njëjta familje si Fath-360.

Teherani i ka mohuar raportet se me raketat e tij po furnizohet Rusia,  por një ligjvënës i lartë iranian duket se e ka kundërshtuar linjën zyrtare. Më 7 shtator, Ahmad Bakhshayesh Ardestani tha për mediat iraniane:

"Ne duhet të shkëmbejmë për nevojat tona, duke përfshirë importimin e sojës dhe grurit. Një pjesë e shkëmbimit përfshin dërgimin e raketave dhe një pjesë tjetër përfshin dërgimin e dronëve ushtarakë në Rusi".
5/6 Një poster në Teheran tregon një raketë më të madhe nga e njëjta familje si Fath-360.

Teherani i ka mohuar raportet se me raketat e tij po furnizohet Rusia,  por një ligjvënës i lartë iranian duket se e ka kundërshtuar linjën zyrtare. Më 7 shtator, Ahmad Bakhshayesh Ardestani tha për mediat iraniane:

"Ne duhet të shkëmbejmë për nevojat tona, duke përfshirë importimin e sojës dhe grurit. Një pjesë e shkëmbimit përfshin dërgimin e raketave dhe një pjesë tjetër përfshin dërgimin e dronëve ushtarakë në Rusi".
Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Një raketë iraniane e montuar në kamion lëshohet në Irak në shtator 2022.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, më 9 shtator u tha gazetarëve se Uashingtoni ishte "jashtëzakonisht i alarmuar" nga raportet për sistemet e raketave Fath-360 që iu dorëzuan Rusisë dhe paralajmëroi për "pasoja në kuptimin e plotë", nëse raportimet konfirmoheshin.

6/6 Një raketë iraniane e montuar në kamion lëshohet në Irak në shtator 2022.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, më 9 shtator u tha gazetarëve se Uashingtoni ishte "jashtëzakonisht i alarmuar" nga raportet për sistemet e raketave Fath-360 që iu dorëzuan Rusisë dhe paralajmëroi për "pasoja në kuptimin e plotë", nëse raportimet konfirmoheshin.

Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Previous slide
Next slide

Pas akuzave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa para rreth një muaji, tri vendet evropiane njoftuan planet e tyre për të vendosur sanksione ndaj Iran Air, linjës ajrore shtetërore.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë i tha REL-it se aleatët evropianë po punon mbi këtë çështje.

Iran Air kryen fluturime të drejtpërdrejta në disa qytete të Evropës, përfshirë Frankfurtin, Hamburgun, Këlnin, Parisin dhe Milanon.

Mundësia e sanksioneve të reja të BE-së vjen vetëm disa ditë pasi Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, i tha RER-it se ishte "optimist" për marrëdhëniet e BE-së me Iranin.

Stano theksoi se marrëdhëniet e BE-së me Iranin "kanë qenë për një kohë të gjatë në pikën më të ulët" nënvizoi se arsyeja më freskët është mbështetja që Irani ia ka dhënë Rusisë në pushtimin e jashtëligjshëm të Ukrainës, duke e furnizuar me dronë dhe rishtazi edhe me raketa.

Shtypja në Iran, ndalimi arbitrar i qytetarëve të BE-së dhe pasurimi i uraniumit janë faktorë të tjerë që kanë bërë që marrëdhëniet e republikës islamike me BE-në të bëhen "të ndërlikuara" dhe "të ndjeshme", sipas Stanos.

XS
SM
MD
LG