Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar të hënën për dorëheqjen e qeverisë së tij, pas shpërthimit të 4 gushtit në Bejrut që ka nxitur zemërim të publikut dhe protesta masive.
Përmes një adresimi televiziv, Diab ka thënë të hënën se po bën “një hap mbrapa”, në mënyrë që të jetë afër njerëzve dhe të “luftojë për betejën për ndryshim afër tyre”.
“Unë e shpall sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Lus Zotin që ta mbrojë Libanin”, ka thënë ai, duke përsëritur këtë shprehje tri herë, transmeton agjencia e lajmeve, AP.
Largimi i tij ka ardhur pas protestave kundër qeverisë që janë mbajtur përgjatë fundjavës, meqë numri i viktimave si pasojë e shpërthimit në Liban, ka arritur në mbi 200, derisa mbi 6,000 persona tjerë janë plagosur.
Video: Pamjet nga satelitët tregojnë shkatërrimin në Bejrut
Diab ka fajësuar politikanët e korruptuar që kanë qenë në pushtet para tij për “tërmetin” që ka goditur Libanin.
“Ajo klasë politike duhet të turpërohet për shkak të korrupsionit që ka rezultuar me këtë shkatërrim, i cili është fshehur për shtatë vjet”, ka shtuar ai.
Protesta në rrugët e Libanit nga muaji tetor
Prej tetorit të vitit të kaluar, në Liban ka pasur protesta, në të cilat është bërë thirrje për largim të udhëheqësisë, duke përmendur arsye si korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencave.
Mirëpo disa oligarkë që kanë qëndruar në pushtet shumë gjatë – prej përfundimit të luftës civile më 1990 – e bëjnë të vështirë procesin e gjetjes së një figure politike që nuk është e lidhur me ata.
Ndonëse dorëheqja e kryeministrit Diab ka qenë e pashmangshme pas katastrofës, ai nuk është dukur i gatshëm të largohet nga pushteti, meqë vetëm dy ditë më parë ka bërë një fjalim televiziv, në të cilin ka kërkuar që të jetë në pushtet për dy muaj tjerë, në mënyrë që të arrihet pajtueshmëri për rrugën drejt kryerjes së reformave.
Brenda shtëpive të shkatërruara në Bejrut
1/17Producenti televiziv, Tony Ahwaji, i cili është plagosur nga shpërthimi, qëndron i ulur në ballkonin e banesës së tij të dëmtuar në lagjen Mar Mikhael në kryeqytetin libanez Bejrut, më 6 gusht 2020.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
2/17Një banore e një prej pjesëve më të bukura të Bejrutit të vjetër - Gemmayze, pastron rrënojat në shtëpi.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
3/17Një banor i Bejrutit po bën pushim nga pastrimi i një shtëpie të shkatërruar në pjesën qendrore të qytetit.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
4/17Një grua pastron shtëpinë nga dëmi që ka shkaktuar shpërthimi.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
5/17Një burrë i moshuar shikon çarjet në mur në një shtëpi të dëmtuar.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
6/17Një grua shikon në gjërat që kanë shpëtuar pa u shkatërruar nga shpërthimi.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
7/17Naji Ghouma qëndron në mesin e rrënojave të shtëpisë së tij të dëmtuar në lagjen e dëmtuar Gemmayze në kryeqytetin libanez Bejrut.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
8/17Banorët pastrojnë banesat e tyre në njërën prej ndërtesave të pjesës së vjetër të Bejrutit - Mar Mikaehlu.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
9/17Një grua në shtëpinë e saj të dëmtuar në Bejrutin qendror.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
10/17Një grua dhe një burrë po pastrojnë shtëpinë e dëmtuar.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
11/17Një burrë shikon nga brenda shtëpinë e dëmtuar.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
12/17Një grua në një shtëpi plotësisht të shkatërruar në Bejrutin qendror.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
13/17Dietologia Lama Mattar në dhomën e gjumit të saj në një prej vendbanimeve qendrore të Bejrutit, Mar Mikhaelu.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
14/17Një burrë në shtëpinë e tij.

15/17Një banesë e shkatërruar.

16/17Një grua shikon për gjërat që mund të kenë shpëtuar nga dëmtimi në shtëpinë e saj.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
17/17Ky kombinim i fotografive të krijuara më 06 gusht 2020, tregon se si banorët e Bejrutit po shikojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara, dy ditë pasi një shpërthim masiv tronditi kryeqytetin libanez.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha që goditën kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe mbi 5000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve te vjetra të qytetit, ku shumë shtepi janë shkatërruar.
Previous slide
Next slide
Megjithatë, presioni brenda kabinetit duket se ka qenë shumë i madh.
Qeveria e tij është krijuar nga ish-paraardhësi i tij, Saad Hariri, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin tetor, si përgjigjje ndaj protestave.
Emri i Diabit ka dalë në publik pas shumë muajsh të mospajtimeve për emrin e ri në pozitën e kryeministrit.
Qeveria e tij, që është përkrahur nga Hezbollahu dhe aleatët e tij, e madje është konsideruar e njëanshme, duke shuar shpresat për kryerje të reformave.
Aktualisht, qeveria e Diabit do të jetë në detyrë, derisa të nisin negociatat për qeverinë e re.
“Shpresoj se periudha e qeverisë në detyrë nuk do të jetë e gjatë, sepse shteti nuk mund të durojë aq shumë. Le të shpresojmë se qeveria e re do të formohet shpejt”, ka thënë ministri për Punë Publike, Michel Najjar.
“Një qeveri efektive është më e pakta që na duhet për të dalë nga kjo krizë”.
Fundjava me protesta
Fundjava është përcjellë me përleshje të shumta në mes të forcave të sigurisë që kanë hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesve.
Protestat në Bejrut
Shpërthimi i javës së kaluar besohet se është shkaktuar nga ndezja e 2,750 tonëve të nitratit të amonit.
Kjo sasi është ruajtur në portin e Bejrutit nga viti 2013, me pak zyrtarë të sigurisë, pavarësisht paralajmërimeve për rrezik.
Rezultati ka qenë një katastrofë për të cilën udhëheqësia libeze ka fajësuar korrupsionin dhe neglizhencën.
Humbjet nga ky shpërthim vlerësohet të jenë në mes të 10 deri në 15 miliardë dollarë, me pothuajse 300,000 persona të pastrehë.
Disa agjenci të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare nëse ushqimi dhe kujdesi shëndetësor nuk sigurohen shpejt.