Ndërlidhjet

Berlin: Një i vdekur dhe disa të plagosur pasi makina shkeli kalimtarët


Makina shkel kalimtarët në Berlin
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

Makina shkel kalimtarët në Berlin

Një person është vrarë dhe të paktën dhjetëra janë plagosur pasi një makinë shkeli një turmë njerëzish në një rrugë në Berlin.

Zyrtarët e emergjencave thanë se është e paqartë nëse incidenti, që ndodhi në orën 10:30, ishte i qëllimshëm apo aksident.

Shoferi, një 29-vjeçar gjermano-armen, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në polici për t'u marrë në pyetje.

Ngjarja ndodhi në qendër të Berlinit, në një prej rrugëve më të frekuentuara.

“Ka persona që janë lënduar rëndë në mbi dhjetëra persona të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë, Theo Calbitz.

Adrian Wenzel, një nga zëdhënësit e shërbimit të zjarrfikësve tha se pesë persona janë në rrezik për jetën.

Fotografi e makinës nga vendi i ngjarjes, Berlin, më 8 qershor 2022.
Fotografi e makinës nga vendi i ngjarjes, Berlin, më 8 qershor 2022.

Sipas raportimeve, makina ka kaluar përmes trotuarit dhe më pas është përplasur për një dyqan.

Fotografitë e postuara shfaqin një makinë Renault Clio që shihet e përplasur në dritaren e një dyqani.

Policia në Berlin tha se afër 130 punëtorë të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kryetarja e Berlinit, Fanziska Giffey, tha përmes Twitterit se autoritetet po punojnë për të qartësuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Incidenti ndodhi në rrugëve Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në perëndim të Berlinit.

XS
SM
MD
LG