Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin - një nga festat më të rëndësishme të fesë islame, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. REL-i ju sjell disa pamje nga kjo ngjarje.
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
1
Dita e festës nisi herët në mëngjes me faljen e namazit të Bajramit.
2
Qindra besimtarë myslimanë të moshave të ndryshme u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe në xhami të tjera të vendit.
3
Udhëheqësit fetarë theksuan se kjo festë nuk është vetëm ditë gëzimi, por edhe reflektimi, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
4
Në kuadër të traditës, besimtarët kryejnë edhe therjen e kurbanit, ndërsa mishi ndahet me familjarët, miqtë dhe ata në nevojë, si shenjë e bujarisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.