Rusia ashpërson betejën për qytetin ukrainas të Bahmutit

Një ndërtesë të dëmtuar nga sulmet ushtarake ruse në Bahmut.
Luftime të ashpra u zhvilluan në qytetin e Bahmutit, tha ushtria ukrainase më 3 mars, teksa forcat e Ukrainës zmbrapsën valët e shumta të sulmeve ruse në rajonin lindor të Donjeckut.
Përveç Bahmutit, i cili ka qenë epiqendra e luftimeve në lindje të vendit për muaj të tërë, ushtria ukrainase luftoi të paktën 85 sulme nga forcat ruse në drejtim të qyteteve Liman, Avdijivka dhe Shakhtarsk në këtë rajon, si dhe në rajonin verilindor të Harkivit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij të përditshëm.
Pas humbjes së një pjese të territorit në pjesën e dytë të vitit të kaluar, Moska ka nisur një ofensivë të re në rajonin e Donbasit të Ukrainës, duke kërkuar të shtyjë forcat ukrainase në disa lokacione.
Në Bahmut, Rusia vazhdon përpjekjen e saj për ta rrethuar qytetin dhe për t’i ndërprerë linjat e furnizimit të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas sinjalizuan se trupat e tyre mund të tërhiqen tërësisht nga ky qytet dhe të fokusohen në pozicione të reja në perëndim dhe veriperëndim, prej ku raportohet se Ukraina ka pozicione shumë më të forta mbrojtëse.
Volodymyr Nazarenko, një komandant i Gardës Kombëtare të Ukrainës, i tha radios ukrainase se situata në Bahmut ishte "kritike".
"Çdo metër tokë ukrainase po i kushton armikut qindra jetë njerëzish", tha Nazarenko.
Ekspertët perëndimorë kanë vënë në pikëpyetje ofensivën ruse për qytetin e Bahmutit, duke thënë se vlera për të është më tepër simbolike për Rusinë, sesa strategjike.
Shpëtimi i jetëve pranë Bahmutit
1/14Mjekët ushtarakë ukrainas duke trajtuar një ushtar të plagosur në një spital fushor pranë Bahmutit, në rajonin Donjeck të Ukrainës më 26 shkurt.
Forcat ruse kanë sulmuar pamëshirshëm qytetin që nga vera e vitit të kaluar. Moska dyfishoi përpjekjet e saj për ta marrë qytetin në fillim të këtij viti, duke nisur një ofensivë të re.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Mjekët ushtarakë ukrainas ndihmojnë një të plagosur të dalë nga një autoambulancë.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Trajtimi i ushtarëve të plagosur në një dhomë spitali fushor.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Një mjek ushtarak duke shtyrë barelën me një ushtar të plagosur.
Analistët thonë se kapja e Bahmutit, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga luftimet, do të kishte pak rëndësi strategjike për Rusinë, por se Moska do t'i jepte rëndësi simbolike në përpjekje për të rritur moralin e ushtarëve.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Një mjek duke trajtuar një ushtar ukrainas të plagosur.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Stafi mjekësor mban krahun e një ushtari gjatë trajtimit të plagëve të tij.
Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse kryen 81 operacione sulmuese kundër Ukrainës gjatë 24 orëve, deri më 27 shkurt. Ato thanë se forcat ruse shënjestruan Bahmut, Avdijivkan dhe Shaktarskun në rajonin e Donjeckut dhe Kupianskun në rajonin e Harkhivit të Ukrainës.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Një mjeke ukrainase duke inkurajuar një ushtar të plagosur.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Mjekët ushtarakë ukrainas bartin me një barelë një të plagosur që arrin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmut, Ukrainë, të dielën më 26 shkurt 2023.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Një mjeke ushtarake ukrainase duke pastruar plagët e shokut të saj të plagosur në spitalin fushor pranë Bahmutit, Ukrainë, të dielën m 26 shkurt 2023.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Mjekët duke trajtuar ushtarët e plagosur ukrainas në sallën e operacionit në një spital fushor në Bahmut më 26 shkurt.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Një ushtar ukrainas i njohur me nofkën "Alpha", duke u trajtuar pasi është plagosur gjatë betejës.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Një mjek ushtarak ukrainas duke trajtuar shokun e tij të plagosur në spitalin fushor pranë Bahmutit, Ukrainë, më 26 shkurt 2023.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Një mjek ushtarak ukrainas duke marrë supë.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Ushtarët ukrainas që u plagosën në fushën e betejës, pasi kanë marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm, presin të largohen nga spitali fushor.
Një fotoreporter nga Associated Press ishte aty teksa mjekët e Ushtrisë ukrainase trajtonin ushtarët e plagosur që silleshin nga fusha e betejës në një spital fushor pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës, më 26 shkurt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Forcat ruse vazhduan të bombardojnë infrastrukturën civile gjatë natës, tha ushtria ukrainase, duke plagosur civilë dhe duke shkaktuar dëme.
"Armiku vazhdon të shkelë normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Pushtuesit kryen 31 sulme ajrore dhe tri sulme me raketa, veçanërisht në infrastrukturën civile në rajonet e Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit. Ka civilë të plagosur, ndërtesat shumëkatëshe të banimit dhe shtëpitë private janë dëmtuar”, tha ushtria ukrainase.
Në qytetin jugor të Zaporizhjas, një raketë ruse vrau pesë civilë kur goditi një bllok apartamentesh, thanë zyrtarët rajonalë më 2 mars.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihma e re e SHBA-së pritet të shpallet gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Uashington të premten e 3 marsit.
Uashingtoni ka dhënë deri më tani rreth 32 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Më 2 mars, Moska pretendoi se një grup ushtarësh ukrainas kaluan në Rusinë perëndimore dhe sulmuan civilët në fshatra, një pretendim që Kievi e mohoi.
Detajet rreth incidentit të 2 marsit, pranë qytetit rus Bryansk, nuk ishin plotësisht të qarta.
Në Kiev, Mykhaylo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i quajti deklaratat ruse një "provokim i qëllimshëm".