Ndërlidhjet

Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS) në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”.

Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017.

Duke folur në një takim në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe ndjekin penalisht shtetasit e tyre, që i janë bashkuar grupit.

“Kjo situatë është e pajustifikueshme. Nuk mund të zgjasë gjithmonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i nxisin vendet e origjinës, përfshirë partnerët e koalicionit, që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe, ku është e mundur, ndjekin penalisht qytetarët e tyre”, tha Blinken.

Blinken dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, janë duke bashkëkryesuar një takim të zyrtarëve të lartë nga koalicioni 83-anëtarësh për mposhtjen e Shtetit Islamik.

Ai tha se mposhtja e plotë e Shtetit Islamik kërkon adresimin e kërcënimeve që paraqet grupi jashtë Irakut dhe Sirisë, më saktësisht në Afrikë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.

Grupi është mundur ushtarakisht tre vjet më vonë nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mundësi e dytë për gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të IS-it
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:30:24 0:00

Që nga ajo kohë, grupi ka kryer sulme nëpër pjesë të Irakut verior dhe në kufi me Sirinë.

Në muajt e fundit, zyrtarët irakianë ua kanë atribuar militantëve të Shtetit Islamik më shumë se 25 sulme vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG