Ndërlidhjet

Bota të bashkohet ndaj kërcënimit në Afganistan, thotë Guterres


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje botës të punojë së bashku për të "shtypur kërcënimin global terrorist në Afganistan".

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për t'u siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një strehë e sigurt për organizatat terroriste", tha Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për situatën në Afganistan.

Guterres i kërkoi Këshillit që të përdorë “të gjitha mjetet” për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut në Afganistan.

"Ne po pranojmë raporte trishtuese për kufizime të rënda mbi të drejtat e njeriut në të gjithë Afganistanin. Unë jam veçanërisht i shqetësuar me rritjen e shkeljes së të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave në Afganistan", tha Guterres në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti.

Në vitet 1996-2001 kur Afganistani sundohej nga talibanët, gratë nuk lejohej të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën. Gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG