Britania i thotë lamtumirë Mbretëreshës
Mijëra qytetarë të Britanisë janë mbledhur në Londër për t’ia dhënë lamtumirën Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Qindra liderë botërorë janë mbledhur po ashtu në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të varrimit, që është mbajtur në Kishën Uestminister. Mbretëresha do të varroset pasdite në Kështjellën Uinsdor. Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ka mbajtur fronin për 70 vjet. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
5
Mysafirët e ftuar në ceremoninë e varrimit.
6
Në mesin e 2.000 të ftuarve kanë qenë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe qindra udhëheqës tjerë shtetesh. Në Kështjellën Uindsor do të mbahet më pas një shërbim më privat me 800 persona.
7
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti francez, Emmanul Macron dhe gruaja, Brigitte.
8
Kryeministrja britanike, Liz Truss.