Britania i thotë lamtumirë Mbretëreshës
Mijëra qytetarë të Britanisë janë mbledhur në Londër për t’ia dhënë lamtumirën Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Qindra liderë botërorë janë mbledhur po ashtu në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të varrimit, që është mbajtur në Kishën Uestminister. Mbretëresha do të varroset pasdite në Kështjellën Uinsdor. Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ka mbajtur fronin për 70 vjet. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
13
Pjesëtarë të gardës që ka përcjellë arkivolin e Mbretëreshës nëpër Londër.
14
Një grua e mërzitur në Parkun Hyde të Londrës, para se Mbretëresha të bëjë shetitjen e fundit në Londër.
15
Flamujt britanikë në Londër.
16
Një qytetare duke pritur që të shohë arkivolin e Mbretëreshës para ajo se të varroset.