Ndërlidhjet

Britania regjistron numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 prej marsit


Pamje nga Londra.

Numri i viktimave me koronavirus në Britani të Madhe është rritur në shkallën më të lartë prej muajit mars.

Autoriteti i Statistikave në këtë shtet ka raportuar se 223 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve të testimit pozitiv në COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Kjo ka qenë shifra më e lartë e viktimave brenda një dite, prej 9 marsit, kur janë regjistruar 231 viktima.

Shifra totale e viktimave ka shkuar në 138,852.

Të hënën janë regjistruar gati 50,000 raste të reja me koronavirus.

Deri më tani, Qeveria britanike ka diskutuar pak për mundësinë e kthimit të masave kufizuese.

Në Britani masat si vendosja e detyrueshme e maskës në ambiente të brendshme, kërkesa për vaksinim, apo test negativ në koronavirus, janë shfuqizuar në muajin korrik.

Deri më tani, 79 për qind e popullatës prej 12 vjeç e tutje, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG