Monedha e re: Bullgaria kalon në euro
Më 1 janar, Bullgaria zyrtarisht e bëri euron monedhën e saj zyrtare. Në këtë fotogaleri ju sjellin detaje se si bullgarët u bënë gati për këtë ndryshim.
1
Një bilbord në qendër të Sofjes ku shkruan: “Gëzuar 2026” dhe në këtë urim është përdorur simboli i euros.
Më 1 janar, Bullgaria u bë shteti i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron si monedhë zyrtare.

2
Njoftime për promovimin e ndryshimit të monedhës shihen në metronë e Sofjes më 29 dhjetor.
Sondazhet e fundit treguan se publiku në Bullgari është i ndarë sa i përket kalimit në euro, me shumë që e kundërshtuan këtë ndryshim për shkak të frikës nga humbja e identitetit kombëtar dhe kontrollit ekonomik, ndërsa të tjerët vunë në pah përfitimet sikurse lehtësimi i tregtisë së jashtme dhe rritja e mundshme e investimeve.

3
Në një shkallë lëvizëse në Sofje shfaqet kursi i këmbimit mes levit bullgar dhe euros.
Levi ka qenë monedha e Bullgarisë që nga viti 1881 dhe është emëruar pas fjalës arkaike bullgare që do të thotë “luan”.

4
Monedha bullgare euro të fotografuara në bankën qendrore të shtetit më 6 dhjetor 2025.
Shumica e monedha bullgare në euro do të kenë në anën e prapme një gdhendje mesjetare në gur, të njohur si Kalorësi i Madarës.