Historitë e të burgosurve në Bjellorusi tregohen përmes qëndisjes tradicionale
Një nismë artistike po ia kujton botës përmes qëndisjes tradicionale të burgosurit politikë që po mbahen në Bjellorusi.
1
Brenda kësaj ekspozite në një sallë ekspozitash në Pragë, po vihet në pah gjendja e vështirë e të burgosurve politikë në Bjellorusi përmes një forme arti që zakonisht lidhet me veshjet tradicionale sllave.
2
Ekspozita, e titulluar “Framed In Belarus”, përdor qëndisjen me kryq për të paraqitur profilet e personave të arrestuar gjatë goditjes policore që pasoi zgjedhjet presidenciale të kontestuara të vitit 2020 në Bjellorusi. Kjo vepër është pjesë e Bienales “Matter of Art” në Galerinë Kombëtare të Pragës.
3
Rufina Bazlova (në fotografi) është artistja bjelloruse me bazë në Çeki që qëndron pas këtij projekti, të cilin e nisi së bashku me historianen e artit, Sofia Tocar.
“Framed In Belarus” është një përmbledhje prej 681 punimesh të qëndisura, të realizuara nga vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët ndoqën modelet e krijuara nga Bazlova.
“Framed In Belarus” është një përmbledhje prej 681 punimesh të qëndisura, të realizuara nga vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët ndoqën modelet e krijuara nga Bazlova.
4
Çdo vepër artistike i kushtohet një të burgosuri.
Kjo qëndisje me kryq paraqet rastin e Anastasia Kukhta, një gruaje nga Minsku që drejtonte një biznes parukerie deri në arrestimin dhe burgosjen e saj në vitin 2022, pasi mori pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo po vuan një dënim prej pesë vjetësh burgim për akuza që përfshijnë lidhje me një “formacion ekstremist”.