Diga Kahovka, e shkatërruar në lumin Dnjepër. Herson, Ukrainë.
REUTERS
Një digë e madhe, e periudhës sovjetike, në lumin Dnjepër, është shkatërruar të martën, duke vërshuar një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Diga i ndan forcat ruse dhe ato ukrainase në jug të Ukrainës.
Ukraina ka thënë se Rusia e ka shkatërruar atë, derisa zyrtarët rusë kanë bërë deklarata kundërthënëse – disa kanë thënë se ajo është shkatërruar nga bombardimet ukrainase, të tjerë kanë thënë se është shkatërruar për shkak të një dëmi paraprak.
Çfarë dihet deri më tani për digën?
Diga Kahovka, me lartësi prej 30 metrash dhe gjerësi prej 3.2 kilometrash, është ndërtuar më 1956 në lumin Dnjepër, në kuadër të hidrocentralit Kahovka.
Ky rezervuar e furnizon me ujë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia më 2014, si dhe centralin bërthamor në Zaporizhja, i cili, po ashtu, është nën kontrollin rus.
Rezervuari ka ujë në sasi prej 13 kilometrash kub – sasi e përafërt me Liqenin e Madh të Njelmët në shtetin amerikan, Utah.
Çfarë ka ndodhur?
Ukraina, e cila e ka komentuar e para situatën, ka thënë se Rusia është përgjegjëse.
“Terroristët rusë. Shkatërrimi i hidrocentralit në Kahovka vetëm ia konfirmon gjithë botës që ata duhet të dëbohen nga secili cep i tokës ukrainase”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në aplikacionin për mesazhe Telegram.
“Rezervuari në Kahovka është hedhur në erë nga forcat pushtuese ruse”, ka thënë komanda jugore e ushtrisë ukrainase.
“Shkalla e shkatërrimit, shpejtësia dhe dëmet janë duke u vlerësuar”.
Disa zyrtarë të instaluar nga Rusia e kanë fajësuar Ukrainën.
Administrata e Hersonit, e instaluar nga Rusia, ka thënë se Ukraina e ka bombarduar digën rreth orës 23:00, duke ia dëmtuar valvulet hidraulike.
“Të martën, më 6 qershor, forcat e armatosura ukrainase e kanë goditur digën e hidrocentralit Kahovski, dhe si rezultat është dëmtuar pjesa e sipërme e strukturës hidraulike”, është thënë në deklaratë.
Prishja e digës, një "akt ekocidi"
1/14Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase.
Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Shkatërrimi i digës e shkëput Krimenë nga furnizimi me ujë të freskët.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka dhe rajonin përreth saj, Herson, më 18 tetor 2022.
Skenari më i keq i parashikuar pas shkatërrimit të digës, ishte që përmbytja do të ndodhte në anën e majtë (juglindore) të bregut të lumit. Një valë prej 4 deri në 5 metra do të godiste urën Antonivskiy në lindje të qytetit Herson rreth 19 orë më vonë, do të kishte një valë mbrapa që do të vërshonte në lumin Inhulets dhe pas katër ose pesë ditësh do të kishte disa përmbytje deri në lumin Bug në Mikolajiv.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Përmbytjet kanë arritur në qendër të Nova Kahovkas. Kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia tha se niveli i ujit ishte rritur me 10 metra dhe pritet të rritet edhe më.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Një burrë qëndron në një ulëse jashtë ndërtesës së tij në periferi të Hersonit ndërsa po rritet niveli i ujit si pasojë e shkatërrimit të digës mbi lumin Dnjepër.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Pamje e një zone pjesërisht të përmbytur të Hersonit më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës në lumin Dnjepër.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Një banor vendas ngre duart lart pranë shtëpisë së tij të përmbytur në Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Dy të rinj përpiqen të ngasin biçikletat e tyre përgjatë një rruge të përmbytur nga uji i lumit Dnjepër, më 6 qershor.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Banorja vendase Tetiana mban kafshët e saj shtëpiake, Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndron brenda shtëpisë së përmbytur nga uji si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka në Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Një grua duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur të Hersonit.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Kjo pamje tregon një zonë pjesërisht të përmbytur pranë urës Antonovskiy (REAR) në periferi të Hersonit, më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës hidroelektrike Kahovka.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Të tjerë zyrtarë të instaluar nga Rusia, kanë thënë se nuk ka ndodhur asnjë sulm.
Vladimir Rogov, zyrtar rus i instaluar në Zaporizhja, ka thënë se diga është shembur, për shkak të një dëmi paraprak si dhe presionit të ujit.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, ka raportuar ngjashëm.
Ndikimi te banorët
Teksa nivelet e ujit sa shkojnë e rriten, disa mijëra njerëz besohet se do të përballen me situatën.
Evakuimet e civilëve nga të dyja anët, veçse kanë nisur.
Besohet se 22.000 njerëz që jetojnë në 14 vendbanime në rajonin e Hersonit, në jug të Ukrainës, rrezikojnë të përballen me vërshime, kanë thënë zyrtarë të instaluar rusë.
Ata u kanë thënë njerëzve që të bëhen gati për evakuim.
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se 80 vendbanime rrezikojnë të vërshohen.
Krimeja
Guvernatori i përkrahur nga Rusia në Krime, ka thënë të martën se ekziston rreziku që nivelet e ujit në Kanalin Verior të Krimesë - i cili e dërgon ujin në gadishull, përmes lumit Dnjepër - mund të rriten edhe më shumë, pas shembjes së digës.
Gadishulli i Krimesë është i varur prej këtij uji.
Ukraina, paraprakisht i ka bllokuar furnizimet me ujë të pijshëm në Krime, pasi Rusia e ka aneksuar gadishullin më 2014, duke rezultuar me mungesë uji në rajon.
Centrali bërthamor
Centrali bërthamor në Zaporizhja - më i madhi në Evropë - e merr ujin e ftohtë nga rezervuari.
Ai gjendet në anën jugore, që tani është nën kontrollin rus.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore, ka thënë në Twitter se është duke e vëzhguar situatën nga afër, por nuk ekziston “rrezik i menjëhershëm i sigurisë në central”.
Agjencia shtetërore ruse për çështje bërthamore, Rosatom, ka thënë të martën se nuk ekziston asnjë rrezik për centralin bërthamor të kontrolluar nga Moska.