Ndërlidhjet

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Spital për trajtimin e COVID-19
Spital për trajtimin e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekjeje nga COVID-19.

Siç njofton MSH-ja, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1,849 testime.

Sa i takon vaksinimit, sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 3,991 doza të vaksinave.

Ndërkaq, deri më sot, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë

Në total numri i rasteve active me COVID-19 është 328.

XS
SM
MD
LG