Ndërlidhjet

Gazetari amerikan dënohet me 11 vjet burgim në Mianmar


Gazetari Danny Fenster
Gazetari Danny Fenster

Një gjykatë ushtarake në Mianmar dënoi gazetarin amerikan, Danny Fenster, me 11 vjet burgim.

Fenster u shpall fajtor për shkelje të ligjit të imigracionit, aleanca të paligjshme dhe nxitje të mospajtimit me ushtrinë.

Në fillim të javës, kundër tij u ngritën edhe dy akuza shtesë, për kryengritje dhe terrorizëm - vepra këto që mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjyqi i tij për akuzat e reja do të fillojë më 16 nëntor.

Fenster, 37 vjeç, redaktor i ueb-faqes Frontier Myanmar, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Jangonit, në muajin maj.

Ai është në mesin e dhjetëra gazetarëve të arrestuar në Mianmar, prejse ka ndodhur puçi ushtarak në muajin shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e Fensterit.

XS
SM
MD
LG