Ndërlidhjet

DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale


Departamenti amerikan i Shtetit
Departamenti amerikan i Shtetit

Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor - Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut - radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG