Ndërlidhjet

Tre persona të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani


Zyrtarë policorë në Gjermani.
Zyrtarë policorë në Gjermani.

Tre persona janë plagosur seriozisht si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë në jug të Gjermanisë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, një sirian 27-vjeçar, pak pas sulmit.

Sipas gazetës gjermane, Bild, i arrestuari ka hyrë në Gjermani më 2014 dhe është përballur me “probleme psikologjike”.

Policia lokale ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën.

Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit.

Rreth 200 persona janë larguar nga treni dhe janë dërguar nëpër restorante lokale, ka thënë transmetuesi gjerman, Bayerischer Rundfunk.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se prapavija e sulmit është “ende e paqartë” dhe tani “po qartësohet”.

Ai ka thënë se banorët afër zonës ku ka ndodhur sulmi, nuk përballen me rrezik.

“Shpresoj se të plagosurit dhe ata që kanë qenë dëshmitarë, të shërohen shpejtë dhe plotësisht”, ka thënë Seehofer.

Një zëdhënës për rrjetin e hekurudhave gjermane ka konfirmuar se stacioni në Seubersdorf është mbyllur dhe udhëtimi me tren nga Regensburg dhe Nuremberg është pezulluar.

XS
SM
MD
LG