Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga sulmi rus në qytetin e Zaporizhjës

Pasojat e sulmt në qytetin e Zaporizhjës më 10 dhjetor.

Numri i të vrarëve në një sulm të Rusisë në një klinikë në qytetin Zaporizhja të Ukrainës është rritur në shtatë, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës të mërkurën.

Sipas tij, së paku 22 persona janë plagosur po ashtu, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Guvernatori rajonal i Zaporizhjës, Ivan Fedorov, shkroi në Telegram se dy gra u nxorën nga rrënojat gjatë natës dhe aktualisht ndodhen në spital.

Ai shtoi se katër persona besohet se janë ende të bllokuar poshtë ndërtesës së shkatërruar nga sulmi.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me dronë dhe raketa në qytetet e Ukrainës, e sidomos në infrastrukturën e saj energjetike, tani në fillim të dimrit.

Zaporizhja ishte rregullisht shënjestër e sulmeve.

Më 6 dhjetor, dhjetë njerëz u vranë nga një sulm në këtë qytet.

Një tjetër front i luftës në Ukrainë: Mbajtja në punë e termocentraleve

Një punëtor duke punuar për të riparuar një termocentral të dëmtuar nga një sulm rus me raketa, në një vend të pazbuluar në Ukrainë, 28 nëntor 2024.
1/12 Një punëtor duke punuar për të riparuar një termocentral të dëmtuar nga një sulm rus me raketa, në një vend të pazbuluar në Ukrainë, 28 nëntor 2024.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje e dëmeve të shkaktuara nga një sulm rus me raketa.
2/12 Pamje e dëmeve të shkaktuara nga një sulm rus me raketa.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pjesë e raketës ruse që sulmoi termocentralin në Ukrainë.
3/12 Një pjesë e raketës ruse që sulmoi termocentralin në Ukrainë.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Punëtorët duke punuar për sanimin e dëmeve në termocentral pas sulmeve ruse. 
4/12 Punëtorët duke punuar për sanimin e dëmeve në termocentral pas sulmeve ruse. 
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në motin e ftohtë.
5/12 Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në motin e ftohtë.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për "përshkallëzim të neveritshëm" të konfliktit, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.
6/12 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për "përshkallëzim të neveritshëm" të konfliktit, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sulmi e detyroi operatorin kombëtar të rrjetit elektrik, Ukrenerho, të njoftojë menjëherë për ndërprerje emergjente të furnizimit me rrymë, tha ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit.
7/12 Sulmi e detyroi operatorin kombëtar të rrjetit elektrik, Ukrenerho, të njoftojë menjëherë për ndërprerje emergjente të furnizimit me rrymë, tha ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Edhe një herë, sektori energjetik është nën një sulm masiv armiqësor. Sulmet ndaj objekteve të energjisë po ndodhin në të gjithë Ukrainën", shkroi Halushchenko në rrjetet sociale.
8/12 "Edhe një herë, sektori energjetik është nën një sulm masiv armiqësor. Sulmet ndaj objekteve të energjisë po ndodhin në të gjithë Ukrainën", shkroi Halushchenko në rrjetet sociale.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Raportohet se Kievi gjithashtu i shkëputi nga rrjeti elektrik disa njësi të centraleve bërthamore gjatë sulmit. Ukraina e prodhon më shumë se gjysmën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore.
9/12 Raportohet se Kievi gjithashtu i shkëputi nga rrjeti elektrik disa njësi të centraleve bërthamore gjatë sulmit. Ukraina e prodhon më shumë se gjysmën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një punëtor mban afër një qen brenda termocentralit të dëmtuar nga sulmet ruse. 
10/12 Një punëtor mban afër një qen brenda termocentralit të dëmtuar nga sulmet ruse. 
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një punëtor duke kryer punë për sanimin e dëmeve në termocentralin e dëmtuar nga raketat ruse më 28 nëntor. 
11/12 Një punëtor duke kryer punë për sanimin e dëmeve në termocentralin e dëmtuar nga raketat ruse më 28 nëntor. 
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sulmi me raketa ruse ndodhi në një ditë kur temperatura në të gjithë Ukrainën kishte rënë nën zero gradë.
12/12 Sulmi me raketa ruse ndodhi në një ditë kur temperatura në të gjithë Ukrainën kishte rënë nën zero gradë.
Kur raketat ruse hynë drejt termocentralit ukrainas dhe shumëkush u përpoq të gjejë shpëtim nëpër strehimoret kundër bombave, një pjesë e vogël e punëtorëve qëndroi mbi tokë në një dhomë kontrolli të mbrojtur nga thasë rëre për të mbajtur manualisht sistemin në funksion. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Më 10 dhjetor, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje aleatëve të Kievit që t’i sigurojnë edhe 10-12 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, Patriot, që ai tha se janë të nevojshme për t’i mbrojtur plotësisht qiejt e Ukrainës.

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi dy burime të kenë thënë se gjatë një takimi të Zelenskyt me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ai kërkoi garanci për sigurinë e Ukrainës në çfarëdo përfundimi të negociuar të luftës me Rusinë.

Takimi i 7 dhjetorit në Paris u organizua nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Edhe Ukraina, edhe Rusia kanë bërë përpjekje t’i forcojnë pozicionet e tyre negociuese përpara fillimit të mandatit të dytë të Trumpit në janar.

Trump ka thënë se do ta ndalonte luftën gati trevjeçare në Ukrainë “për 24 orë”.

Për pasojë, Kievi druan se mund të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e territoreve, në këmbim të paqes.

XS
SM
MD
LG