Ndërlidhjet

Nga tragjedia në Cetinjë mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi


Zjarrfikësit qëndrojnë pranë një trupi të pajetë pas të shtënave me armë zjarri ku humbën jetën 11 persona në Cetinjë të Malit të Zi më 12 gusht 2022.
Zjarrfikësit qëndrojnë pranë një trupi të pajetë pas të shtënave me armë zjarri ku humbën jetën 11 persona në Cetinjë të Malit të Zi më 12 gusht 2022.

Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi, ka bërë të ditur prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq.

Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetë.

Sipas deklaratës së prokurores Nastiq dhënë për televizionin Vijesti, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar.

Pesë orë pas tragjedisë, drejtori i policisë, Zoran Bërgjanin, ka thënë se sipas informacioneve të policisë, rreth orës 15:30 të datës 12 gusht, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.

“Në këtë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri 11 vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në spital nga plagët e marra. Më pas ai ka dalë dhe ka qëlluar banorët të kësaj lagjeje me të njëjtën armë zjarri, me ç’rast u ka marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur”, ka shpjeguar Bërgjanin.

Zoran Bërgjanin
Zoran Bërgjanin

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic, ka deklaruar drejtori i policisë, duke shtuar se nuk dihet se çfarë e ka motivuar V.B. që ta kryejë këtë akt, me ç'rast edhe ai vetë është privuar nga jeta.

Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Cetinjës, ndërsa të tjerët në Podgoricë.

Pjesëtarë të Shërbimit Emergjent, oficerë policie dhe hetues në vendin ku ndodhën të shtënat vdekjeprurëse në Cetinjë. Mali i Zi, 12 gusht 2022.
Pjesëtarë të Shërbimit Emergjent, oficerë policie dhe hetues në vendin ku ndodhën të shtënat vdekjeprurëse në Cetinjë. Mali i Zi, 12 gusht 2022.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviq në Telegram.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.

XS
SM
MD
LG