Rajoni proteston për të drejtat e grave
Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, protestoi të mërkurën, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë. Protesta u mbajtën edhe në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë e Beograd në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
!["Stop femicidit" kishte shkruar një vajzë në fytyrën e saj gjatë marshimit në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-35f5-08db1fd3fd1a_w1024_q10_s.jpg)
1
"Stop femicidit" kishte shkruar një vajzë në fytyrën e saj gjatë marshimit në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
![“Marshojmë s’festojmë” ishte slogani i sivjetmë i marshit ku u bë thirrje për më shumë siguri për vajzat dhe gratë në Kosovë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-d418-08db1fd3fd2e_w1024_q10_s.jpg)
2
“Marshojmë s’festojmë” ishte slogani i sivjetmë i marshit ku u bë thirrje për më shumë siguri për vajzat dhe gratë në Kosovë.
![Protesta nisi para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe vazhdoi edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-adff-08db1fd3fd2d_w1024_q10_s.jpg)
3
Protesta nisi para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe vazhdoi edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.
![Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-1144-08db1fd3fd28_w1024_q10_s.jpg)
4
Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.