Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi në finale mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.
Kuluhova, ruse që përfaqëson Serbinë, u lëndua dhe u tërhoq në rundin e dytë të finales në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Kuluhova nuk doli në podium për të marrë medaljen e argjendtë, dhe aty ishin të pranishme vetëm Sadiku dhe fitueset e medaljeve të bronzta.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare, që këtë vit mbahen në Itali.
Ekipi i Kosovës në këto lojëra përbëhet nga 163 sportistë, 87 meshkuj dhe 76 femra që garojnë në 21 sporte të ndryshme.
Kosova do të jetë mikpritëse e lojërave të ardhshme mesdhetare që do të mbahen më 2030.