Dronë dhe shkatërrim: Rruga e gjatë për në Billozerske të Ukrainës
Korrespondenti i Shërbimit të Ukrainës të Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushir, eci rreth 20 kilometra për të arritur në qytezën e rrethuar të Billozerskes, në rajonin ukrainas të Donjeckut, ku ushtarët thonë se është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse gjatë vitit të fundit.
1
Ekipi i Radios Evropa e Lirë eci rreth 20 kilometra për në qytetin Billozerske në Donjeck, të shoqëruar nga Fara, një ushtar nga Brigada Rubizh e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Pranë vijave të frontit, ecja shpesh preferohet para udhëtimit me makinë për shkak të rrezikut nga dronët, të cilët janë më të vështirë për t’u zbuluar dhe shmangur kur udhëtohet me automjet.
2
Gjatë udhëtimit disaorësh drejt frontit, Fara e çoi ekipin në ndërtesa sa herë që dëgjohej zhurma karakteristike e një droni.
3
Qen endacakë afër vijës së frontit. Kafshët shpesh shihen duke u strehuar brenda ndërtesave.
4
“Armiku është shumë aktiv”, tha Fara. “I kemi mbajtur në fusha gjatë verës. Tani, me ardhjen e dimrit, ata kanë nisur t’iu afrohen qytezave në mënyrë që të mund ta kalojnë dimrin brenda ndërtesave”.