"Vampirët" e Ukrainës tmerrojnë forcat e Moskës
Të përshtatshëm për operacione nate, dronët sulmues Vampire të Ukrainës, të quajtur Baba Yaga nga trupat ruse, ngjallin imazhin e një shtrigeje të pakapshme nga folklori sllav për shkak të aftësive të tmerrshme dhe të vështira për t'u zbuluar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ushtarët ukrainas lëshojnë një mjet ajror pa pilot (UAV) në afërsi të Zaporizhjas në kërkim të pozicioneve ruse, më 2 shkurt.
Me aftësitë e imazhit termik që mundësojnë operacione ditë e natë, këta dronë sulmues -- të njohur nga forcat ruse si Baba Yaga, një figurë e mitike sllave -- kanë bërë kërdi në pozicionet ruse.
Me aftësitë e imazhit termik që mundësojnë operacione ditë e natë, këta dronë sulmues -- të njohur nga forcat ruse si Baba Yaga, një figurë e mitike sllave -- kanë bërë kërdi në pozicionet ruse.

2
Ushtarët ukrainas të Brigadës 92 të Akilit zbrasin një dron luftarak Vampire pranë qytetit të vijës së parë të frontit në Bahmut më 1 shkurt.
Gati dy vjet pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, fusha e betejës përgjatë frontit prej gati 1200 kilometrash është ngrirë kryesisht, me të dyja palët që përdorin artileri të kushtueshme precize në distanca të gjata, raketa lundruese të lëshuara nga ajri dhe dronë relativisht të lirë.

3
Një ushtar ukrainas duke vendosur predha në dronët që do të përdoren për të kërkuar dhe shkatërruar objektivat ruse.

4
Dronët e prodhimit ukrainas nuk përdoren për të zbuluar dhe sulmuar pozicionet ruse vetëm përgjatë frontit, por edhe për objektiva brenda Rusisë.