Dushanbeja “pastrohet” nga arkitektura komuniste
Imazhet para dhe pas shfaqin ritmin e shpejt të shembjeve dhe ndërtimeve të reja, që po i bën disa banorë të kryeqytetit të Taxhikistanit, Dushanbe, të mos e njohin qytetin e tyre.
Para
Pas
5
Shtëpia e Çajit Rohat në Dushanbe, që u shemb në mars të vitit 2025, tani është zëvendësuar me një ndërtesë shumëkatëshe qeveritare që është ndërtuar në atë vend.
Rohat ishte një pikë e dashur preferimi e kryeqytetit taxhik dhe ishte cilësuar si një nga çajtoret më të mira në botë. Pranë vendit ku u shemb ndërtesa në fillim të vitit 2025, një banor lokal i tha Shërbimit Taxhik të Radios Evropa e Lir se: “ndonjëherë, si banor i Dushanbes, nuk mund ta njoh qytetin tim”.

6
Sheshi kryesor në Dushanbe ka mbajtur disa emra të ndryshëm, fillimisht ishte emëruar Vladimir Lenin, themeluesi sovjetik, Liria, dhe tani njihet si Sheshi i Miqësisë.
Një zyrtar i qytetit të Dushanbes i ka thënë Shërbimit Taxhik të REL-it se një “plan i përgjithshëm” sekret për transformimin e Dushanbes është i nxitur pjesërisht nga cenueshmëria e disa ndërtesave të vjetra ndaj tërmeteve.
“Edhe në planet e periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik, ishte parashikuar shembja e disa ndërtesave në qendër të qytetit. Tani [ato plane] po zbatohen”, tha ai.

7
Teatri Kohi u shemb së bashku me mozaikun e tij sovjetik në vitin 2016. Në atë vend aktualisht ndodhet një kantier ndërtimi.
Komentatorët kanë krahasuar zhvillimet monumentale të Dushanbes me Dubain, një krahasim që disa e konsiderojnë të pazakontë për një qytet që dikur kishte një estetikë sovjetike dhe ndërtesa të ulëta.
“Ky bum ndërtimesh më bën të mendoj për një adoleshent që po provon gjithçka teksa kërkon të gjejë stilin e tij”, tha një banor lokal në vitin 2021.

8
Një statujë e Leninit në qendër të Dushanbes, e fotografuar në vitin 1968. Zëvendësimi i saj modern është një monument kushtuar sundimtarit të shekullit të 10-të, Ismail Samani, monument që u ndërtua në vitin 1999. [Fotografia e vitit 1968 është e shkrepur nga Erhard K/Flickr].