Ndërlidhjet

Iran: Dy gra dënohen me vdekje pas aktivizmit për komunitetin LGBT


Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran.
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran.

Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit të tyre për komunitetin LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka bërë të ditura dënimet për Zahra Hamadani-n dhe Elham Chubdar-in më 5 shtator, pasi rrjeti për të drejta të njeriut, Hengaw, ka thënë se të dyja grave u është bërë i ditur dënimi disa ditë më parë.

Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”.

Hengaw ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që të dyja janë fajtore për akuzat “korrupsion në Tokë”, “promovim të fesë së krishterë” dhe “komunikim me mediat që kundërshtojnë Republikën Islamike”.

As Hamdani, 31-vjeçare, dhe as mbështetësit e saj nuk kanë komentuar akuzat.

Ajo është ndaluar nga autoritetet edhe në tetor të vitit 2021 për postimet e saj në rrjetet sociale në mbrojtje të komunitetit LGBT.

Një muaj më vonë, ajo është arrestuar teksa ka qenë duke u larguar nga shteti dhe raportohet se nuk ka pasur qasje te avokati i saj.

Pjesëtarët e komunitetit LGBT detyrohen të fshehin orientimin e tyre seksual në Iran, pasi homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje.

XS
SM
MD
LG