Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston shtatë persona të dyshuar për "kontrabandim me emigrantë"


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka ndaluar 15 persona, shtatë prej të cilëve ka arrestuar, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale, “kontrabandë me emigrantë”.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar në Vërmicë, pikërisht te shkyçja e parë e autostradës, në afërsi të kufirit të Kosovës me Shqipërinë.

“Aty kanë ardhur gjashtë vetura, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hyrë në automjete disa emigrantë. Patrullat policore, që ishin në vëzhgim, menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë.

Sipas Policisë, pas ndalimit të këtyre personave, janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në këtë rast.

Kosova shfrytëzohet nga emigrantët, kryesisht si vend transit drejt Bashkimit Evropian.

Emigrantët, të cilët hyjnë ilegalisht në Kosovë, janë zakonisht nga Siria.

XS
SM
MD
LG