Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 53 raste pozitive me COVID-19


Një mjek duke kaluar në tunelin për dezinfektim në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë. Fotografi nga arkivi.
Një mjek duke kaluar në tunelin për dezinfektim në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 30 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 3,263 mostrave.

Sipas njoftimit, edhe 5 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 419.

Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 2,324 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782,060 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

XS
SM
MD
LG