Nis Dokufest-i - fokusi tek inteligjenca artificiale
Ceremonia hapëse e edicionit të 22-të të Dokufestit.
Në Prizren ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest.
Tema e edicionit të sivjetmë është inteligjenca artificiale, temë që premton biseda dhe diskutime interesante në panele të shumta.
Inteligjenca artificiale u përfshi edhe në ceremoninë hapëse. Zëri kompjuterik prezantoi festivalin, e madje edhe shpalli të hapur atë, duke njoftuar të pranishmit për shfaqjen e filmit hapës "2001: A Space Odyssey”.
Ky film është i vitit 1968 i regjisorit të famshëm amerikan, Stanley Kubrick. Filmi konsiderohet si kryevepra e këtij regjisori dhe shfaq një histori epike për evolucionin e njerëzimit dhe ndoshta është filmi më “i vërtetë” fantashkencë i të gjitha kohërave.
Dokufest-i gjallëron Prizrenin
1/16Në Prizren, më 4 gusht ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
2/16Në ceremoninë hapëse morën pjesë filmbërës nga e mbarë bota dhe personalitete të ndryshme nga Kosova.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
3/16Edicioni i 22-të ka moton: “Unë jam inteligjenca artificiale, a jam”.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
4/16Përmes inteligjencës artificiale, në ceremoninë hapëse, u bë prezantimi i festivalit dhe hapja e tij.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
5/16Drejtori artistik i Dokufest-it, Veton Nukollari, tha se ky edicion është ndër më të mirët sa i përket filmave të realizuar në Kosovë apo nga kineastët kosovarë që jetojnë jashtë vendit.
"Në mesin e tyre janë edhe dy autorë të rinj që jetojnë në Zvicër”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
6/16Sipas Dokufest-it, sivjet në garë janë 104 filma, që do të garojnë në tetë kategori.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
7/16Këtë vit, 3481 filma nga 111 shtete aplikuan për pjesëmarrje në Dokufest, apo 22 për qind më shumë se vitin e kaluar.
3481 films from 111 countries from all over the world were submitted for consideration, a whopping 22% increase from the previous year.
81 films from 111 countries from all over the world were submitted for consideration, a whopping 22% increase from the previous year.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
8/16Gjatë dhjetë ditëve, në Prizren do të shfaqen rreth 230 filma do të shfaqen në tetë kinema, gjysma e të cilave janë në ambient të hapur.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
9/16Në këtë edicion janë përfshirë edhe filma cilësorë nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu, ka filma edhe nga Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
10/16Megjithatë, krijimet filmike nga Kanadaja do të dominojnë repertorin e festivalit.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
11/16Çdo vit, Dokufest-i tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
12/16Në Prizren, hotelet janë pothuajse plot dhe bujtinat po ashtu.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
13/16Shumë banorë të Prizrenit apin dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirë nga jashtë gjatë kohës kur mbahet Dokufest-i.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
14/16Pavarësisht se në Prizren zhvillohen edhe ngjarje të tjera kulturore, Dokufest-i është festivali kryesor i këtij qyteti në jug të Kosovës.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
15/16Në Dokufest, për çdo vit të rinj dhe të reja punojnë si vullnetarë.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
16/16Sipas të dhënave të institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, për dhjetë ditët e ardhme do të ketë një qarkullim prej rreth 5 milionë eurosh.
Më 4 gusht, në Prizen ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest. Inteligjenca artificiale, që është motoja e këtij edicioni, pritet të sjellë debate interesante në panelet e shumta. Ky festival, që zgjat dhjetë ditë, çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
Previous slide
Next slide
Dokufest do të zgjasë deri më 12 gusht. Në këtë edicion rreth 230 filma do të shfaqen në tetë kinema, gjysma e të cilave janë në ambient të hapur. Nga këta filma, 104 prej tyre garojnë në tetë kategori.
Këtë vit, festivali tërhoqi një numër të madh filmash, mbi 3.500, që aplikuan nga 111 shtete.
Në këtë edicion janë përfshirë edhe filma cilësor nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu, ka filma edhe nga Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
“Mendoj se ky është, të mos them më i miri, por ndër vitet më të mira sa i përket filmave të realizuar në Kosovë apo nga kineastët kosovarë që jetojnë jashtë vendit. Në mesin e tyre janë edhe dy autorë të rinj që jetojnë në Zvicër”, tha për Radion Evropa e Lirë, Veton Nukollari, drejtor artistik i Dokufest-it.
Personazhe të njohur nga bota e filmit do të jenë në mesin e panelistëve. Një nga ta është edhe regjisori zviceran, Jan Baumgarten, që njihet për filmin e tij për Bosnje e Hercegovinën.
Këtë vit, krijimet filmike nga Kanadaja do të dominojnë repertorin e festivalit.
Banorët e Prizrenit e kanë pritur me padurim nisjen e Dokufest-it, pavarësisht se kohët e fundit në këtë qytet janë mbajtur një sërë manifestimesh kulturore. Megjithatë, tani e gjithë vëmendje është te Dokufest-i.
Hotelet janë pothuajse plot dhe e njëjta vlen edhe për bujtinat, ndërkohë që edhe një numër i madh i qytetarëve hapin dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirë nga jashtë.
Këtë vit pritet që në Dokufest të marrin pjesë rreth 500 të ftuar.
Sipas të dhënave të institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, për dhjetë ditët e ardhme do të ketë një qarkullim prej rreth 5 milionë eurosh.