Ndërlidhjet

Eshton dhe diplomacia e saj e veshjes


Kethrin Eshton në Bagdad
Kethrin Eshton në Bagdad
Ndërkohë që sytë e ekspertëve të shumtë, politikëbërësve, gazetarëve dhe qytetarëve iranianë janë përqëndruar tek bisedimet nukleare në Bagdad, disa iranianë vëmendjen e tyre e kanë përqëndruar në veshmbathjen e shefes së Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Kethrin Eshton, e cila po e udhëheq takimin në Bagdad.

Mediat në Iran dhe ndjekësit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se Eshton po vishet në mënyrë më konzervative se që kishte bërë në takimin e saj të fundit me autoritetet iraniane në Gjenevë vitin që shkoi.

Kehtrin Eshton dhe Said Xhalili në Stamboll, 2011
Kehtrin Eshton dhe Said Xhalili në Stamboll, 2011

Në pamjet nga takimi i vitit të kaluar, gjatë takimit me kryengeociatorin Said Xhalili, Eshton kishte veshur një bluzë të zezë, e cila tregontë më shumë seç duhej për iranianët.

Gazetat atëherë vendosën ta “veshin” vetë zonjën Eshton, duke ndërhyrë në fotografitë e takimit. Mediat vendosën vetë - secila për vete – për formën e bluzës së shefes së diplomacisë evropiane.

Shikoni këtu faqet e para të disa mediave iraniane që pasqyruan takimin atëbotë.

Gjatë bisedimeve të muajit të kaluar në Stamboll, me kryenegociatorin Xhalili, zonja Eshton kishte veshur një kostum, kurse rreth qafës kishte vënë një shami të bardhë.

Eshton dhe Xhalili, prill 2012
Eshton dhe Xhalili, prill 2012

Ky vendim i saj u përshëndet nga televizioni shtetëror Iranian, i cili vlerësoi se shefja e diplomacisë evropiane kishte bërë përpjekje të respektojë kodin “special” të veshjes në bisedimet me zyrtarët iranianë.


Gjatë raundit të fundit të bisedimeve në Bagdad, Eshton shkoi edhe një hap tutje. Ajo kishte veshur një xhaketë të gjatë, të kopsitur deri në qafë. Me të do të mund të lëvizte lirisht nëpër rrugët e Teheranit (me kusht që do të mbulonte edhe flokët), pa pasur frikë të arrestohej nga policia morale.

Eshton dhe Xhalili, 23 maj 2012
Eshton dhe Xhalili, 23 maj 2012

Sanksionet e pashembullta ndërkombëtare dhe kërcënimet me sulme ushtarake kanë bërë që Irani të kthehet në tavolinën e bisedimeve.


Nuk është ende e qartë nëse diplomacia e veshjes së zonjës Eshton ka ndihmuar në mbajtjen gjallë të këtyre negociatave.

Por, një gjë megjithatë është e qartë: në bisedimet e ardhshme në Moskë, dekolteja e saj – ose mungesa e dekoltesë – do të jetë në qendër të vëmendjes. (a.v.)
XS
SM
MD
LG