Organizatorët e ngjarjes panevropiane për komunitetin LGBT, EuroPride, kanë nisur këtë ngjarje më 12 shtator në Serbi, me vendosjen e flamujve me ngjyra të ylberit.
EuroPride po mbahet në Beograd të Serbisë pavarësisht se mbajtja e kësaj ngjarjeje u anulua muajin e kaluar nga autoritetet.
Ceremonia hapëse e javës së EuroPride kaloi pa incidente, pavarësisht protestave të grupeve fetare dhe nacionaliste dhe paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili muajin e kaluar tha se kjo ngjarje nuk do të mbahej.
“EuroPride 2022 ka nisur. Kolegët e mi nga EuroPride janë këtu në këtë ngjarje historike”, shkroi në Twitter, Kristina Garina, presidente e shoqatës së organizatorëve të EuroPride.
“Faleminderit BelgradePride për përkushtimin tuaj për organizimin e ngjarjes”, shtoi Garina.
Më 11 shtator, grupet e krahut të djathtë, sikurse Dveri, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe, mbajtën protestën e tretë në Beograd, për t’iu bërë presion zyrtarëve që të ndalojnë mbajtjen e EuroPride.
Ortodoksët e Serbisë marshojnë kundër EuroPride
1/12Mijëra të krishterë ortodoksë, duke mbajtur kryqe, ikona fetare dhe pllakate, brohoritën dhe u lutën, teksa u mblodhën para Kishës së Shën Savës, në Beograd, më 28 gusht, për të protestuar kundër një parade krenarie të homoseksualëve.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
2/12Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosi më 27 gusht për “shtyrjen apo anulimin” e festimeve të planifikuara të EuroPride-it. Megjithatë, organizatorët janë zotuar se do t’i mbajnë ngjarjet, që janë planifikuar për periudhën 12-18 shtator.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
3/12Një flamur rus i ngritur mbi turmën gjatë protestës.
Vuçiq ka thënë se qeveria është përballur me trysni të madhe nga grupet djathtiste dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të anuluar ngjarjen. Ai ka lënë hapur mundësinë që ngjarja të mbahet në një datë të mëvonshme.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
4/12Peshkopi ortodoks serb, Nikanor, përshëndeti vendimin e autoriteteve për të ndalur “përdhosjen e vendit tonë, kishës tonë dhe familjes sonë”. Gati 85 për qind e serbëve identifikohen si të krishterë ortodoksë.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
5/12Marshet e krenarisë në Beograd janë shoqëruar nga dhuna më 2001 dhe 2010. Në vitet e tjera, ato janë mbajtur paqësisht, ndonëse me prani të madhe policore.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
6/12Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Serbi ka thënë se është e shqetësuar për ndalesën e paralajmëruar, duke thënë se ajo do të cenonte “lirinë e tubimit, siç garantohet nga Kushtetuta serbe”.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
7/12Pjesëtarët e Shoqatës Evropiane për Organizimin e Paradave të Krenarisë e kanë zgjedhur kryeqytetin e Serbisë tre vjet më parë për të organizuar ngjarjen e përvitshme, duke shpresuar se do të përfaqësonte një arritje të madhe për një vend sllav, i cili është tradicionalisht konservator dhe nën ndikimin e fuqishëm të Kishës Ortodokse.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
8/12Përpjekja e Beogradit për të organizuar ngjarjen është mbështetur nga kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila është gruaja e parë dhe personi i parë haptas homoseksual që mban këtë pozitë në Serbi.
Bërnabiq është akuzuar nga grupet për të drejtat e homoseksualëve në Serbi se nuk po bën mjaftueshëm për t’i ndihmuar statusit të tyre në vend. Ajo e ka mbështetur vendimin e Vuçiqit për anulimin e EuroPride-it.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
9/12Serbia është duke kërkuar formalisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, teksa në të njëjtën kohë po synon t’i ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë, e cila ka miratuar ligje shtypëse kundër komunitetit LGBT në vitet e fundit.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
10/12Forumi Demokratik Qytetar opozitar e ka akuzuar presidentin serb se “po luan diktatorin”, duke ndjekur shembullin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
11/12Gjatë marshit të 28 gushtit, pjesëmarrësit mbanin fotografitë e Putinit dhe Dragolub “Drazha” Mihailoviqit, një udhëheqës kontrovers nacionalist serb gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më 2013, Rusia miratoi një ligj që ndalonte “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale”, në mesin e të miturve, të ndëshkueshme me gjoba dhe me burgim.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
12/12Policia duke siguruar një qendër informimi të komunitetit LGBT, gjatë marshit protestues në Beograd, më 28 gusht.
Që nga viti 1992, një qytet i ndryshëm evropian e ka organizuar ngjarjen EuroPride.
Mijëra protestues kanë marshuar në Beograd më 28 gusht për “të shpëtuar Serbinë”, duke kundërshtuar festimet e planifikuara të komunitetit LGBT. Përkundër vendimit të autoriteteve serbe për t’i anuluar ngjarjet, organizatorët ngulmojnë të mos heqin dorë, duke ngjallur frikën për dhunë të mundshme.
Previous slide
Next slide
Në marshin në Beograd morën pjesë mijëra persona, të cilët kërcënuan se do të organizonin protesta nëse EuroPride do të mbahej.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, udhëhoqi lutjet për “shenjtërinë e martesës dhe familjes” dhe akuzoi “forcat e padukshme” për imponimin e “bashkimeve të panatyrshme si zëvendësim për martesën dhe familjen”.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit.
Ngjarja përfshin muzikë, konferenca për të drejtat e njeriut, ndeja dhe kulmon me mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Beograd më 17 shtator. Por, mbajtja e paradës sivjet po përballet me kërcënime dhe zyrtarët kanë njoftuar se nuk do të ofrojnë siguri për marshin e sivjetmë.
Më 10 shtator, Vuçiq tha se Ministria e Brendshme do të japë vendimin final më 14 shtator nëse autoritetet do të lejojnë që të mbahet ose jo Parada e Krenarisë.
Por, organizatorët e ngjarjes në vazhdimësi kanë thënë se do të mbajnë Paradën dhe EuroPride dhe kanë argumentuar se Serbia duhet të respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Më 2010, gjatë Paradës së Krenarisë në Beograd, protestuesit kundër komunitetit LGBT, sulmuan pjesëmarrësit dhe u përleshën me policinë. Më pas, mbajtja e Paradës së Krenarisë u rikthye më 2014 dhe që atëherë është mbajtur kryesisht pa incidente.