Ndërlidhjet

Ferizaj: Dhjetë të lënduar nga zjarri në një ndërtesë kolektive


Një zjarrfikës gjatë një proteste në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një zjarrfikës gjatë një proteste në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dhjetë persona janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj, në orët e vona të 11 shkurtit.

Sipas policisë së Kosovës, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe një zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Autoritetet thanë se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.

Policia tha se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, përderisa shtoi se me të marrë informacionin për shpërthimin e zjarrit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë e zjarrfikësve, njësitë policore dhe ato emergjente.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG